Flija, tradita shekullore e shqiptarëve në Turqi

Flija shqiptare | Flija e cila bëhet në rajonin Niksar të qytetit Tokat të Turqisë ku jetojnë shqiptarët e ardhur nga Kosova vazhdon të ruajë vendin e tij në mesin e shijeve të patjetërsueshme të qerasjeve.

Flija shqiptare

Flija e përgatitur me saç është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare, por kryesisht ajo gatuhet në vende malore. Brumi i flisë duhet të piqet rëndë-rëndë me saç të nxehur në prush. Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur. Çdo rend i flisë duhet të lyhet përsipër me mazë të shkrirë. Përgatitja e flisë zgjat 3,5-4 orë, kjo është edhe arsyeja që ajo bëhet në raste e ditë të veçanta. Flija serviret me kos, turshi, djathë, mjaltë, pestil. Flija është një nga shijet më të mira që shqiptarët ia ka lënë trashëgim kuzhinës botërore dhe një nga gatimet e rralla që nuk mund të prodhohet në seri (fabrikohet). (AA Recep Bilek)


Fjalët Kyçe: tradita shqiptare , kuzhina shqiptare , Nazım Aydın , Recep Bilek , AA , Niksar , Tokat , flije , flija