Sonte është eklipsi më i gjatë shekullor i Hënës

Hëna e Përgjakur | Mos ia ndani sytë hënës të premten (27 korrik) pasi do të ndodhë eklipsi më i gjatë hënor i shekullit. Hëna e përgjakur mund të shikohet në pjesën më të madhe të Evropës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore.

Hëna e Përgjakur

Më 27 korrik, Planeti Tokë do të përjetojë një errësirë, e cila pritet të zgjasë 1 orë e 42 minuta e 57 sekonda, dhe do të jetë eklipsi i plotë i Hënës më i gjatë i këtij shekulli.

Ky eklips do të shihet gjerësisht në Evropë ndërkohë që spektakël pritet të japë dhe Marsi, sepse në të njëjtën natë planeti i Kuq do të jetë më i dukshëm, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 2003.

Nuk ka nevojë për të pasur një pajisje specifike për të parë eklipsin më mbresëlënës të shekullit të XXI. Na duhet vetëm të shpresojmë që qielli të jetë i kthjellët. Eklipsi total fillon në orën 20.13 dhe do të përfundojë në 02.30 (me orën lokale). Kulmi i eklipsit do të jetë në orën 20:22.

Kjo ngjarje e rrallë qiellore është rezultat i disa ngjarjeve astronomike, që do ta zgjasin fenomenin. Gjatë eklipsit, Hëna do të kalojë përmes hijes më të errët të Tokës, e njohur si Umbra, duke shkaktuar një shkëlqim të kuq, e cila i jep emrin “Hëna e përgjakur”.

Ky do të jetë eklipsi i dytë hënor për 2018-ën. I pari ndodhi më 31 Janar dhe zgjati në total 3 orë dhe 23 minuta. Megjithatë koha që eklipsi ishte i plotë, ishte 1 orë e 16 minuta.


Fjalët Kyçe: eklipsi i hënës , eklips hënor , Hëna e Përgjakur