Zbuloni Adanën përmes fotografisë

Adana, qyteti i hititëve | Për herë të parë emri i Adana shfaqet në formën “Uru Adana” (që do të thotë zona e Adanës) në pllakat argjile të viteve 1650 të shkruara me shkrim kuneiform (shkrim kunjor) hitit.

Adana, qyteti i hititëve

Adana është qyteti i 6-të me popullsinë më të madhe në Turqi. Adana është e vendosur në jug të Turqisë, 30 km larg nga Deti Mesdhe. Qyteti është i ndërtuar mbi një tokë pjellore, e cila ujitet nga lumenjtë “Seyhan” dhe “Ceyhan”. Gjurmët e para të jetës këtu shkojnë deri në vitet 6 000 p.e.s. duke e bërë Adanën një ndër vendbanimet më të vjetra të botës. Adana ka dy nënprefektura “Karataş” dhe “Yumurtalik”, të cilat kanë dalje në Mesdhe. Adana njihet edhe për portin e madh “Ceyhan”, ku ndodhet edhe një terminal i madh nafte. (Fotografitë janë marrë nga Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit të Adanës) 


Fjalët Kyçe: qytet mesdhetar , Turqi , Adana