Shpella e Herkulit në Marok

Tanger, Marok | E ndodhur në brigjet afrikane të Ngushticës së Gjibraltarit 14 km larg Spanjës, Shpella e Herkulit njihet ndryshe edhe si porta e porta e Afrikës drejt Evropës.

Tanger, Marok

Shpella e Herkulit në Tanger, qytet që ndodhet në veri të Marokut, njihet edhe si porta afrikane drejt Evropës. Për shkak të bukurive natyrore që ka shpella tërheq një numër të madh të turistëve vendorë dhe të huaj.

Shpellën për çdo ditë e vizitojnë qindra turistë, ndërkaq Tanger është larg Spanjës vetëm 14 kilometra dhe ky është qyteti më i afërt maroken me Evropën. Një nga destinacionet më të njohura dhe më të vizituara në Tanger është shpella Herkul. Skulpturat brenda kësaj shpelle gjendet rreth 30 metra nën tokë. Ajo llogaritet si një nga shpellat më të mëdha afrikane, në të cilën janë zbuluar objekte të ndryshme prej guri.

Në muret e saj mund të vërehen figura nga mitologjia greke, që vizitorët i kthen mijëra vite prapa. Sipas legjendës, qytetin e ka themeluar Anteu, biri i Poseidonit dhe Geas. Herkuli më vonë në këtë vend ndau tokën dhe bashkoi Mesdheun dhe Oqeanin Atlantik, duke krijuar ngushticën e Gjibraltarit.


Fjalët Kyçe: Ngushtica e Gjibraltarit , Marok , Tanger , Shpella e Herkulit