Hoteli i zogjve tani ‘online’

Laguna Hersek në Yalova | Me anë të kamerave me lidhje interneti që do të vendosen në Lagunën Hersek do të jetë e mundur që 202 llojet e shpendëve të vizitohen në kohë reale nga çdo vend i botës.

Laguna Hersek në Yalova

Laguna Hersek ndodhet në nënprefekturën Altınova të Yalova-s dhe lakohet drejt Urës Osmangazi dhe sipas numërimit të fundit këtu jetojnë 202 lloje të ndryshme zogjsh. Duke qenë se disa lloje shpendësh vijnë këtu për të kaluar muajt e vjeshtës dhe të dimrit laguna njihet ndryshe edhe si “hotel zogjsh”, apo “parajsa e zogjve”. Këto ditë pamjet më të larmishme i krijojnë lejlekët e kuq (flamingo). Falë kamerave që do të vendosen nga bashkia të gjithë zogjtë mund të shikohen në internet nga shtëpia për 24 orë. Autoritetet lokale thonë se ‘mysafirët’ e largët do të gjallërojnë edhe turizmin.


Fjalët Kyçe: Ura Osmangazi , Turqi , Altinova , Yalova , Lugina e Lejlekëve