Kapadokia thyen rekord në numrin e turistëve

Kapadokia 2018 | Në 8 muajt e parë të këtij viti Kapadokia (Cappadocia) është vizituar nga 1 milion e 958 mijë e 764 turistë, ose 31% më shumë se vitin e kaluar.

Kapadokia 2018

Kapadokia (Cappadocia) është një nga qendrat e rëndësishme turistike në Turqi. Kjo krahinë turistike po thyen rekord për numrin e vizitorëve që vazhdon të tërheqë drejt vetes në çdo stinë të vitit.

Disa nga vendet e kësaj krahine që vizitohen më shumë janë muzeu i hapur në natyrë “Goreme”, qytetet nëntokësore “Kaymakli” dhe “Derinkuyu”, ku mund të shihen më mirë gjurmët e civilizimeve mijëravjeçare. Turistët që i vizitojnë këto qytete nëntokësore magjepsen kur shikojnë dhomat që dikur janë përdorur si ambiente jetese, me të cilat ata përballen duke zbritur poshtë në thellësi me anë të tuneleve ndërlidhëse, lartësia e të cilëve herë herë e kalon shtatin e njeriut, ngandonjëherë janë më të larta se njeriu dhe në ndonjë vend vijnë duke u ngushtuar.

Rreth 30 mijë njerëz mund të jetojnë në qytetin nëntokësor të Derinkuyu, ku njerëzit që kanë jetuar në krahinë për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve të mundshme nga jashtë kanë qëndruar brenda këtu për një periudhë kohore bashkë me kafshët me qëllim edhe për të mbijetuar, por edhe për t’u strehuar.

Rajoni i Kapadokyas është vendi, ku bukuritë natyrore bashkohen me historinë, duke krijuar kështu një nga peizazhet më të bukura të botës. Ndërsa lëvizjet gjeologjike kanë krijuar ‘oxhaqe zanash’ (kështu i quajnë vendasit stufat gëlqerore), njerëzit gjatë gjithë historisë kanë lënë këtu gjurmët e qytetërimeve të tyre duke ndërtuar brenda në gur shtëpitë dhe kishat dhe duke i shndërruar ato në kryevepër të qytetërimit njerëzor.


Fjalët Kyçe: turizmi alternativ , Cappadocia , Kapadokia