"Marshimi i Kthimit", shpresa e palestinezëve për liri

Rruga e Rikthimit | Dhjetëra-mijëra palestinezë që prej 30 marsit e deri tani janë duke vazhduar në pesë pika të ndryshme në kufirin Gaza-Izrael protesta paqësore me kërkesë heqjen e bllokadës jo legjitime të zbatuar ndaj Rripit të Gazës dhe lejimin e rikthimit të më shumë se 5 milionë palestinezëve, të cilët janë dëbuar nga territoret e tyre.

Rruga e Rikthimit

Data e 30 marsit është zgjedhur si datë e fillimit të protestave paqësore "Marshimi i Kthimit të Madh", për arsyen se më 30 mars 1976 izraelitët konfiskuan dhjetëra-mijëra dynymë tokë në territoret e palestinezëve që jetonin në rajonin Xhelile si dhe për arsyen se është përvjetori i ngjarjes e cila është shpallur nga palestinezët "Dita e Tokës".

Mijëra palestinezë zhvillojnë protesta paqësore në pesë zona të ndryshme, të cilat janë pjesa veriore e Gazës, qyteti i Gazës, në Gazën e mesme, Han Junus dhe Refah, që ndodhen në kufirin prej 65 km Izrael-Gaza.

Palestinezët protestat e tyre planifikojnë që t'i vazhdojnë deri më 15 maj e cila është edhe data e themelimit të Izraelit, ngjarje që palestinezët i referohen si "Nakba" ose "Fatkeqësia e Madhe". (Grafiku është përgatitur nga Anadolu Agency-AA)


Fjalët Kyçe: kauza palestineze , Rripi i Gazës , Marshimi i Kthimit të Madh , Dita e Tokës , Nekbe-Fatkeqësia e Madhe