BE-ja shpenzoi 200 miliardë euro për mbrotjen në vitin 2016

Shpenzimet ushtarake të BE-së në 2016-n | Sistemi Statistikor Evropian (Eurostat) ka bërë të ditur se shpenzimet totale ushtarake në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2016 ishin 200 miliardë euro (222 miliardë dollarë), shifër e njëjtë si në vitin 2015.

Shpenzimet ushtarake të BE-së në 2016-n

Shpenzimet më të ulëta të mbrojtjes në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB) u regjistruan në Irlandë (0,3 për qind), Luksemburg (0,4 për qind), Maltë dhe Austri (0,6 për qind), ndërsa Estonia (2,4 për qind), Greqia (2,1 për qind), Britania e Madhe (2 për qind) dhe Franca (1,8 për qind) shpenzuan përmasat më të larta. Në vitin 2016, shpenzimet e mbrojtjes së Turqisë ndaj PBB-së së saj ishin 1,7 për qind apo 17,85 miliardë dollarë. 


Fjalët Kyçe: lajme shqip , trtshqip , trt shqip , Turqia , Bashkimi Evropian , shpenzimet e mbrojtjes