Baza ushtarake turke në Somali

Baza ushtarake turke në Somali | Turqia ka hapur në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë akademinë më të madhe ushtarake jashtë vendit.

Baza ushtarake turke në Somali

Turqia përuroi të shtunën në kryeqytetin somalez, Mogadishu akademinë më të madhe të stërvitjes ushtarake jashtë shtetit.

Akademia u përurua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë, Hulusi Akar dhe kryeministri somalez Hassan Ali Khaire, në një ceremoni të mbajtur në objektin e trajnimit.

Në ceremoninë e mbajtur nën masa të larta të sigurisë morën pjesë zyrtarë të lartë somalezë, diplomatë turq dhe të huaj.

"Qeveria ime dhe populli ynë somalez nuk do ta harrojnë këtë ndihmë të madhe nga vëllezërit tanë turq. Kjo akademi do të na ndihmojë të trajnojmë më shumë trupa", tha Khaire, në ceremoninë e inaugurimit.

Nga ana e tij, Hulusi Akar tha se qeveria turke do të "vazhdojë të mbështesë vëllezërit somalezë derisa vendi i tyre të bëhet ushtarakisht më i fortë".

I vendosur në jug të Mogadishut, objekti i trajnimit ishte në ndërtim e sipër në dy vitet e fundit.

Sipas qeverisë somaleze, objekti është i vendosur në një sipërfaqe prej 4 kilometrash katrorë dhe ka kapacitet për të trajnuar më shumë se 1,500 trupa në të njëjtën kohë.


Fjalët Kyçe: akademi ushtarake , Mogadishu , Kontinegjenti Turk në Somali , Task Forca Turke në Somali