Zbulohet shtabi i YPG/PKK-së në Afrin

Afrin-Siri | Gjatë kontrollit të sigurisë në Afrin, të cilin ushtria turke e ka çliruar nga terroristët nëpërmjet operacionit të saj “Dega e Ullirit” ka zbuluar një ndërtesë që është përdorur si shtab nga organizata terroriste YPG/PKK.

Afrin-Siri

Ish-shtabi i terroristëve kishte dhoma takimi; në mure kishte portrete dhe simbole të kreut të burgosur të PKK-së, Abdullah Oxhalan, gjë që tregon edhe një herë që YPG/PKK-ja është dega siriane e PKK-së, si dhe materiale të tjera propagandistike të këtij grupi terrorist. Forcat e sigurisë gjithashtu e kanë spastruar nga bombat ndërtesën, që ka qenë përdorur nga anëtarët e rangut të lartë të organizatës terroriste që prej vitit 2012 e këtej. Në disa pjesë të ndërtesës, ushtria ka zbuluar eksplozivë të vendosur nga terroristët. Po ashtu, është gjetur edhe një shtypshkronjë, së bashku me libra të shumtë dhe publikime të tjera të organizatës terroriste, duke përfshirë edhe libra propagandistikë për nxënësit e shkollave fillore. (Fotografitë u siguruan nga Emin SANSAR i Anadolu Agency-AA)


Fjalët Kyçe: ushtria turke , operacioni "Dega e Ullirit" , operacioni në Afrin , YPG/PYD/PKK