Tërmeti merr sërish jetë në Meksikë

Tërmeti në Meksikë (19 shtator 2017) | Një tërmet tjetër i fuqishëm me madhësi 7,1 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur të martën Meksikën duke shkaktuar qindra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale.

Tërmeti në Meksikë (19 shtator 2017)

Epiqendra e tërmetit ka qenë 43 km nën tokë në qytetin Puebla, 123 km larg nga kryeqyteti Meksiko Siti (Mexico City). Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se me dhjetëra godina në Meksiko janë kthyer në gërmadha. 2 milionë banorë të kryeqytetit kanë mbetur pa drita, anormali ka edhe në shërbimet telefonike. Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit që të mos pijnë duhan në rrugë për arsye se tubacionet e furnizimit me gaz kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. Kurse tërmeti që kishte goditur brigjet jugore të vendit më 8 shtator kishte marrë 96 jetë. Tërmeti i djeshëm ndodhi në përvjetorin e tërmetit me magnitudë 8,1 ballë sipas shkallës Rihter që kishte rënë në 19 shtator 1985 në Meksikë. Në këtë fatkeqësi kishin humbur jetën 6 deri në 12 mijë njerëz.


Fjalët Kyçe: tërmet i fuqishëm , Meksiko Siti (Mexico City) , viktimat e tërmetit , tërmeti në Meksikë