Presidenti dhe Zonja e Parë e Turqisë në Karakas

Vizita e Erdoganit në Venezuelë | Erdogani zhvilloi vizitën e parë shtetërore nga një udhëheqës turk në Venezuelë që nga 1999, kur të dyja vendet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike.

Vizita e Erdoganit në Venezuelë

Turqia do të vazhdojë të rrisë marrëdhëniet e saj me vendet e Amerikës Latine dhe në Karaibe, u tha të martën Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Me (Kryetarin e Shtetit Nicolas) Maduro biseduam për marrëdhëniet dypalëshe. Dëshmuam firmosjen e 9 protokolleve, që synojnë zhvillimin e bashkëpunimit që kemi me Venezuelën. Ishte shumë domethënëse recitimi i Himnit tonë Kombëtar nga ushtarët dhe fëmijët venezuelianë. Ishte një sjellje politese e paharruar veprim që bëri Zoti Maduro, i cili mori nga toka flamurin që i ra njërit prej fëmijëve dhe ia dha përsëri atij. Besoj se efektet pozitive të takimeve që realizuam në Karakas do ti shikojmë më qartë në muajt e ardhshëm”, u shpreh kreu i shtetit turk në konferencën për gazetarët në aeroportin Esenboğa të Ankarasë në kthim të vizitës nga Venezuela.


Fjalët Kyçe: Nicolas Maduro , Venezuelë , Presidenti Recep Tayyip Erdogan