Muret izraelite që ndajnë palestinezët

Muret e Izraelit | Me muret dhe gardhet me tela që ka ndërtuar Izraeli e ka copëtuar popullin palestinez dhe ka ndërprerë komunikimin fizik mes tyre.

Muret e Izraelit

Muret e Izraelit vazhdojnë të zgjaten dhe bëhen gjithnjë e më teknologjike. Muri qe daton nga viti 2002, i ashtuquajtur barriera e sigurisë me Bregun Perëndimor; me 720 kilometra e tij të gardhit dhe betonit që gjarpëron përmes lagjeve të Jerusalemit dhe Betlehemit, në 85% të tij ky mur përshkon territorin palestinez dhe vetëm 15% ndodhet ne afërsi të vijës kufitare. I krijuar fillimisht me synimin për të ndarë shtetin hebre nga territoret e Bregut Perëndimor, për ta mbrojtur atë nga sulmet e mundshme terroriste, në realitet, muri prej betoni me lartësi 8 metër depërton edhe përtej vijës së gjelbër të vendosur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1967, duke krijuar kështu ishuj palestinezë brenda territorit izraelit. Për këtë arsye, në vitin 2004 muri i Izraelit u vlerësua në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar nga Gjykata e Drejtësisë e OKB-së. Në infografik do të shikoni më qartë se si Izraeli vazhdon ti izolojë dhe ndajë palestinezët fizikisht me njëri-tjetrin përmes mureve me gardh dhe beton.


Fjalët Kyçe: mur betoni , gardh me tela , kauza palestineze , Rripi i Gazës , Bregu Perëndimor , muret e Izraelit