Fotolajm – Lideri i identifikuar me kauzën palestineze: Jaser Arafat

Jaser Arafat | Edhe pse kanë kaluar 14 vite nga vdekja e liderit legjendar të Palestinës, ai vazhdon ende të jetë simboli më i rëndësishëm i kauzës palestineze.

Jaser Arafat

Pavarësisht se ai ka thënë me gojën e vetë që është lindur në zemrën e kauzës së Palestinës, Jerusalem, disa studiues kanë pretenduar se Arafati i ka hapur sytë në kryeqytetin Kajro të Egjiptit.

Në Kuvajt, ai themeloi Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Palestinës (Fatah), një prej organizatave më të vjetra dhe më të mëdha të rezistencës palestineze.

Mori përsipër drejtimin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP).

Pas luftimeve ndërmjet forcave jordaneze dhe palestinezëve, ai u detyrua të largohet nga ky vend për t’u vendosur në Liban.

Si pasojë e ofensivës izraelite të vitit 1982 në Liban, Arafati u largua edhe nga ky shtet për të kaluar në Tunizi.

Fitoi 83% të votave në zgjedhje dhe u bë president i Autoritetit të Palestinës.

Jaser Arafati dhe Kryeministri izraelit, Jitzhak Rabin, u vlerësuan me Çmimin Nobel të Paqes për Marrëveshjen e Oslos.

OÇP-ja e udhëhequr nga Arafati dhe Izraeli nënshkruan Marrëveshjen e Paqes së Oslos.

Arafati u shpall Kryetar Shteti i Palestinës nga Këshilli Qendror Palestinez.

Këshilli Kombëtar i Palestinës, një organ i OÇP-së, shpalli themelimin e një shteti palestinez të pavarur me kryeqytet Jerusalemin.

Forcat izraelite vendosën masën e arrestit shtëpiak në rezidencën e tij në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Më 11 nëntor 2004, Arafati ndërroi jetë në një spital të Parisit në moshën 75-vjeçare, pasi u lejua nga Izraeli për t’u kuruar në Francë.

Shkencëtarët zviceranë njoftuan se ishin 83% të bindur për helmimin e liderit palestinez.


Fjalët Kyçe: pushtimi izraelit , shteti palestinez , kauza palestineze , çështja palestineze , lideri palestinez , Jaser Arafat , Yasser Arafat