Demonstratat e "Jelekëve të verdhë” në foto

Protestat në Francë | Protestat paralizuan qytetet kryesore të Francës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Protestat në Francë

Protestuesit u mbiquajtën edhe si “Jelekët e verdhë”, për shkak se ata e nisën protestën e tyre në rrugë duke mbajtur veshur pikërisht jelekun e kërkuar me ligj që të jetë i pranishëm në çdo automjet në Francë. Në fillim protesta ishte paqësore ndaj kësaj çështjeje (rritjes së çmimit të karburantit), por shpejt demonstratat u kthyen në të dhunshme dhe u përhapën në mbarë vendin si irritim ndaj politikave qeveritare e ato të presidentit Emmanuel Macron. Lëvizja u rrit shumë edhe falë rrjeteve sociale dhe fitoi mbështetje edhe nga spektri politik.


Fjalët Kyçe: protesta të dhunshme , Jelekët e verdhë , Emmanuel Macron , protestat në Francë