Bashkimi Evropian ende shumë larg të qenit fuqi globale

Bashkimi Evropian | "Evropa po dobësohet në skenën globale. Mendojmë se jemi padronët e botës, por harrojmë që në thelb s’jemi veçse një pjesëz e pafuqishme e gjithësisë", ka thënë pak ditë më parë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Bashkimi Evropian

Dështimet e Unionit në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në zgjidhjen e krizës ukrainase dhe asaj siriane, por edhe vështirësitë e brendshme të BE-së, ku ia vlen të përmenden sidomos Brexit-i, thellimi i vazhdueshëm i divergjencës ndërmjet anëtarëve lindorë dhe perëndimorë të saj, dobësimi ekonomik dhe tkurrja demografike, bëjnë që Bashkimi Evropian të jetë ende shumë larg asaj që mund të quhet një fuqi globale.


Fjalët Kyçe: lajme shqip , trtshqip , trt shqip , kriza ukrainase , tkurrja demografike , dobësimi ekonomik , fuqi globale , Jean-Claude Juncker , Bashkimi Evropian