Përmbytjet në Shqipëri – Shteti në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës

Përmbytjet në Shqipëri | “I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës. Lutem për një bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë”, shprehet Kryeministri Rama.

Përmbytjet në Shqipëri

Situata e jashtëzakonshme nga reshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit po përballohet me angazhimin maksimal të të gjitha strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në “Facebook” disa foto nga situata e përmbytjeve dhe nga angazhimi maksimal i strukturave shtetërore.


Fjalët Kyçe: Edi Rama , përmbytje , reshje të dendura , Shqipëri