Në Bursa vazhdon Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve

Festivali i Fëmijëve 23 Prilli | Edicioni i 40-të i Festivalit Ndërkombëtar të TRT-së për Fëmijët 23 Prilli këtë vit organizohet në qytetin e Bursës me pjesëmarrjen e 800 fëmijëve nga 40 vende të ndryshme të botës.

Festivali i Fëmijëve 23 Prilli

Festivalin Ndërkombëtar të TRT-së për Fëmijët – 23 Prilli këtë vit e mirëpret Bursa.

Në edicionin e 40 të festivalit marrin pjesë 800 fëmijë nga 40 vende.

Në kuadër të aktiviteteve që vazhdojnë fëmijët gjejnë rastin të njihen nga afër me gjuhën dhe kulturën e njëri-tjetrit.

Fëmijët do të qëndrojnë në Turqi deri më 27 prill.

Gjithashtu fëmijët do të marrin pjesë edhe në ceremoninë që do të organizohet enkas me këtë rast në Kompleksin Presidencial në Ankara.


Fjalët Kyçe: Bursa , 23 Prilli , Festivali i Fëmijëve në Turqi