Mehmet Akif Ersoy u përkujtua në Shkodër

Mehmet Akif Ersoy | Poeti i himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Akif Ersoy u përkujtua në institutin “Yunus Emre” në Shkodër me një program të organizuar nën kujdesin e veçantë të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.

Mehmet Akif Ersoy

Në program morën pjesë ambasadori i Turqisë Murat Ahmet Yöruk, rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” prof. dr. Adem Bekteshi, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, akademikë, mësues, studentë dhe shumë të ftuar. Fjala e hapjes së programit u mbajt nga drejtori i institutit Zafer Kıyıcı, i cili u shpreh: “Mehmet Akif Ersoy është poeti që sagën tonë heroike, identitetin tonë madhështor, dashurinë tonë për atdheun dhe lirinë; Himnin Kombëtar si dhe vuajtjet, shpresat e vendosmërinë, që buronte nga gjoksi i kombit tonë, e përjetësoi duke thënë: “Unë nuk kam punë me imagjinatën, çfarëdo të kem thënë e kam jetuar”. Origjinën e tij shqiptare e ka shprehur në vargjet e poezisë “Zërat e së Vërtetës”: “Dёgjoje kёtё nga unё: po, unё jam shqiptar... Tjetёr s’kam ç’tё them...”. Kıyıcı e përfundoi fjalën e tij me një shprehje të Mehmet Akif Ersoy duke thënë: “Dashtë Zoti që ky popull të mos ketë më nevojë t’i shkruhet edhe një herë himni kombëtar”. Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se të kujtosh Mehmet Akif Ersoy do të thotë të njohësh dhe kuptosh Turqinë dhe shoqërinë turke…


Fjalët Kyçe: Zafer Kiyici , Murat Ahmet Yoruk , Qendra Kulturore Turke e Institutit “Yunus Emre” , Mehmet Akif Ersoy