• Video galeri

Maqedonia në prag të referendumit historik të 30 shtatorit

Kontesti i emrit | Maqedonia ndodhet në prag të një referendumi tjetër, planifikuar për në 30 shtator 2018, i cili do të përcaktojë emrin e ri të shtetit ballbanas, fatin e integrimeve euroatlantike të tij dhe do jetë i treti në nivel shtetëror gjatë 27 viteve të fundit, sa edhe mosha e vetë shtetit pas pavarësisë nga ish-Jugosllavia.

Kontesti i emrit

Referendumi i ardhshëm është pjesë e Marrëveshjes për Zgjidhjen e Kontestit të Emrit dhe Partneritet Strategjik, e cila u nënshkrua në muajin qershor nga qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë. Sipas kësaj marrëveshjeje, Republika e Maqedonisë do të ndryshojë emrin e saj kushtetues në "Republika e Maqedonisë së Veriut". Pyetja në referendum do të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?” Me këtë rast, nga data 10 shtator ka nisur zyrtarisht edhe fushata e referendumit. (Grafiku është përgatitur nga AA)


Fjalët Kyçe: referendumi i 30 shtatorit , kontesti i emrit , çështja e emrit , referendumi në Maqedoni , Maqedoni