Festë me fëmijët e prekur nga gjakmarrja

Spitali Pediatrik i Shkodrës, 2018 | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati bën thirrje për lehtësim të dramës sociale për fëmijët e prekur nga gjakmarrja.

Spitali Pediatrik i Shkodrës, 2018

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka marrë pjesë në aktivitetet festive me fëmijët e Spitalit Pediatrik të Shkodrës, fëmijët e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes dhe familjet në nevojë. Gjatë festimeve me fëmijët e prekur nga gjakmarrja, ministri Bushati duke uruar një vit sa më të mbarë, tha se janë rreth 156 familje, të cilat vuajnë nga ky fenomen dhe kujdesi ndaj tyre në ditët e festave shërben për t’u zvogëluar sadopak dhimbjen dhe dramën sociale që ata përjetojnë. Ai tha se puna e komunitetit dhe njerëzve aktivë si mësuese Liljana Luani, janë një tregues i një shoqërie solidare në luftën ndaj gjakmarrjes.


Fjalët Kyçe: Ditmir Bushati , dramë sociale , Shqipëri , Shkodër , zakoni i gjakmarrjes