Shtypi turk 08.02.2019

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 8 shkurt 2019:

Shtypi turk 08.02.2019

“Yeni Şafak”: Në veri të Irakut u goditën objektivat e PKK-së

Dje u zhvillua një operacion ajror në rajonet Metina dhe Zap në veri të Irakut. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë në Twitter, bëri të ditur se forcat turke ndërmorën një operacion ajror në rajonet Metina dhe Zap në veri të Irakut. Në operacion u shkatërruan pozicionet e armatosura, strehimoret dhe depot e armëve, që përdoreshin nga organizata separatiste terroriste.  

“Star”: Media gjermane: Nëse nuk do të ishte Turqia vala e emigrantëve do të dilte jashtë kontrollit

Gazeta gjermane “Spiegel” vlerësoi takimet e Kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Turqi. Në artikull shkruhet se pas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian në vitin 2016 pati një rënie drastike në numrin e emigrantëve që kalonin në Greqi nëpërmjet Detit Egje. Ishujt grekë ishin kthyer në një burg ku emigrantët përballeshin me trajtim çnjerëzor. Por nëse Turqia tërhiqet nga marrëveshja, gjendja në ishujt Lesbos (Midili), Kios dhe Kos do të dilte jashtë kontrollit.

“Hürriyet”: Suksesi i madh i çiftit tuk në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Dy shkencëtarë turq, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizuan një punim që bën jehonë. Specialistja e gjenetikës, Mihriban Jëlldërëm (Yıldırım), që bën kërkime në spitalin “Massachusetts General” arriti të gjejë lloje qelizash rezistente dhe  mekanizmat që bëhen shkak për këtë në kurimin që bëhet në kancerin agresiv të gjirit, pra që përparon me shpejtësi. Kurse bashkëshorti i saj, inxhinieri i makinave, Murat Jëlldërëm (Yıldırım) shpiku një mikroskop që mund të shohë me rezolucion të lartë qelizat e trurit.

“Haber Türk”: Suksesi i madh i Aeroportit Sabiha Gokçen

Aeroporti i dytë më i madh i Turqisë, Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit, “Sabiha Gokçen” me 34 milionë e 58 mijë pasagjerë gjatë vitit 2018, ishte aeroporti i 21-të më i madh i Evropës. Aeroporti “Sabiha Gokçen” në vitin 2017 përsëri në këtë listë ishte në vendin e 14-të.

“Sabah”: Dy çmime përnjëherë për Linjat Ajrore Turke

Linjat Ajrore Turke (THY) morën dy çmime të ndryshme në fushën e financimit të avionëve. Sipas deklaratës së bërë nga THY, falë financimit për novacionin dhe sofistikimin me vlerë 110 milionë euro për avionin e transportit të mallrave (kargo) tip B777-F, zë cilin kjo kompani e mori në dorëzim në muajin nëntor, në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve në "Airline Economics Global Aviation 100 Global Leaders", të zhvilluar në 12 janar në Dublin, kryeqytetin e Irlandës, fitoi çmimin për “Financimin më të mirë të viti”. Kurse një çmim tjetër që mori në kategorinë e financimit të linjave ajrore, ishte "Global Transport Finance" që fitoi në ceremoninë e zhvilluar më 31 janar në Londër.    



Lajme të ngjashme