Shtypi turk 11.10.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 11 tetor 2018:

Shtypi turk 11.10.2018

“Sabah”: Thirrje e rëndësishme Afrikës nga Presidenti Erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje vendeve të Afrikës për tregti me monedhë vendase. Në fjalën drejtuar Forumit Ekonomik dhe të Biznesit Turqi-Afrikë të mbajtur në Stamboll, Presidenti Erdogan tha: “Ne si Turqi i kushtojmë një rëndësi tё madhe bashkëpunimit me kontinentin e Afrikës. Ndërkohë që ne e forcojmë praninë tonë në kontinent edhe vendet e Afrikës numrin e përfaqësive të tyre diplomatike në Turqi nga 10 i nxorën në 33. Miqtë tanë afrikanë dhanë përkrahje të fuqishme në platformat ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam në luftën e drejt të Turqisë për vendosjen e paqes dhe drejtësisë globale. Tani ju bëj thirrje tё gjithë miqve, vëllezërve tё mi afrikanë; ejani dhe tё bashkëpunojmë, bëjmë biznes me para vendore, me monedhë kombëtare”.

“Hurriyet”: Fillon shitja e biletave për aeroportin e ri të Stambollit

Kompania e Linjave Ajrore Turke (THY) brenda disa ditëve do të fillojë me shitjen e biletave për fluturime nga aeroporti i ri i Stambollit. Pas hapjes së qendrës gjigante Linjat Ajrore Turke do ti bëjë disa fluturime të linjave të brendshme dhe të jashtme nga ky aeroport. Në mesin e linjave në të cilat do të fluturojnë avionët e THY-së ndodhen Izmiri, Adanaja, Ankaraja, Bakuja dhe RTQV. Pjesa e pasagjerëve e THY-së në aeroportin e ri të Stambollit do të jetë rreth 70 për qind. Ndërkaq transferimi i përgjithshëm në aeroportin e ri të Stambollit do të bëhet më datat 30-31 dhjetor.

“Vatan”: Helikopteri ATAK pajiset me aftësi të reja

Ndërkohë që numri i helikopterëve ATAK në inventarin e forcave të sigurisë vjen duke u rritur me dorëzime të reja, po vazhdojnë edhe punimet për të zhvilluar aftësitë e reja të këtyre helikopterëve. Kanё nisur punimet edhe pёr prototipin e paketës FAY-2 të helikopterёve ATAK me mundёsi e aftёsi mё tё zhvilluara e rinovuara të telekomunikimit dhe luftёs elektronike. Kjo gjeneratё do tё jetё e pajisur edhe me programe tё reja (kompjuterike). Për helikopterin ATAK gjithashtu synohet zhvillimi i motorit vendor dhe vendosja e sistemeve të armatimit 20 mm.

“Haberturk”: Numri i turistëve të ardhur në Mugla u rrit për 32 për qind

Bëhet e ditur se brenda 9 muajve të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë është rritur për 32 për qind numri i turistëve të huaj të cilët vizituan Mugla-n.  Drejtoresha e Kulturës dhe Turizmit të Mugla-s, Filiz Karacaagaç bëri të ditur se numri më i madh i turistëve të ardhur në Mugla ka qenë nga Anglia, ndërsa vijoi duke thënë se “Muglan e kanë vizituar 900 mijë e 75 turistë anglezë. Ata pasohen nga 380 mijë e 487 turistë rusë, 177 mijë e 94 turistë gjermanë, 168 mijë e 165 turistë ukrainas dhe 132 mijë e 895 turistë nga Polonia”.

“Star”: Artistët vendor dhe të huaj të kukullave takohen në Ankara

Në edicionin e 4-t të Festivalit Ndërkombëtar të Kukullave në Ankara do të shfaqen 36 shfaqje nga 9 vende të ndryshme të botës. Festivali që do të mbahet më datat 12-21 tetor në sallonin “Farabi” të Fakultetit të Gjuhës, Historisë dhe Gjeografisë në Ankara, do të hapet me shfaqjen “Nata e fundit e Sokratit”. Në kuadër të festivalit do të organizohen edhe diskutime dhe workshope, ndërsa të hapet edhe ekspozita e artistes Ayse Uysal me temë “Figurat e Karagjozit”.



Lajme të ngjashme