• Video galeri

Shtypi turk 12.09.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 12 shtator 2018:

Shtypi turk 12.09.2018

“Star”: Sulmet në Idlib i vënë dinamitin procesit politik

Zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Turqisë, Ibrahim Kallën (Kalın), ndërkohë që vijonte mbledhja e kabinetit në pallatin Presidencial, i bëri thirrje botës që të ndalë sulmin e mundshëm ndaj Idlibit dhe nënvizoi se nevojitet një kompromis për zgjidhjen politike. Një sulm ndaj Idlibit do të hidhte në erë proceset politike që vijojnë deri më tani, duke shkaktuar një krizë serioze besimi. Kjo do të shkaktonte një valë të re emigrimi, që do të ndikonte edhe Evropën. Thirrja jonë është ndaj Perëndimit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të rajonit për të ndalur së bashku një sulm të mundshëm” tha Kallën.  

“Habertürk”: Deklarata e Çavushollusë për Idlibin: Propozimi ynë është i hapur

Pas mbledhjes së Ministrave të Punëve të Jashtëme të Turqisë-Rumanisë-Polonisë, që u zhvillua në Rumani, Ministri Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) doli në një konferencë të përbashkët shtypi ku tërhoqi vëmendjen se gjendja në Siri ui intereson të gjithëve dhe janë duke punuar me të gjitha vendet që kanë të njëjtin mendim. Ai bëri të ditur se krahas regjimit të Sirisë edhe Rusia vazhdon sulmet në Idlib dhe shtoi: “Propozimi ynë është i hapur. Të ndalin sulmet në Idlib. Të punojmë së bashku për ti dhënë fund ekzistencës së grupeve terroriste” tha Çavushollu.

“Yeni Şafak”: Ministria e Jashtme reagon ndaj Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoj (Aksoy) në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbyllur misionin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) në Uashington tha se “Vendimi tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë humbur paanshmërinë e tyre në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Gazeta citon Aksojin të ketë thënë se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit palestinez në kauzën e tij të drejtë.  

“Vatan”: Flamur gjigand turk në kufirin e Sirisë

Në një shtizë flamuri, të vendosur në një kodër në nënprefekturën Xhejlanpënar (Ceylanpınar) të rrethit Shanllëurfa (Şanlıurfa) në kufi të Sirisë, u vendos flamuri turk 150 metra katrorë. Me rastin e vendosjes së flamurit gjigand turk në shtizën 50 metra të gjatë nga ana e Bashkisë së Xhejlanpënarit, u organizua një ceremoni në afërsi të kodrës në fjalë në Lagjen Uzbek. Në ceremoni morën pjesë Kryetari i Bashkisë, Menderes Atilla, Kryetari i Partisë AK për rrethin e Shanllëurfas, anëtarët e Kuvendit të Bashkisë dhe shumë persona të tjerë.  

“Sabah”: Ndezja e parë e motorit të helikopterit vendor do të shkruhet në histori

Helikopteri i parë prodhim i veçantë i Turqisë, T625 shfaq para syve pikën ku ka arritur industria e mbrojtjes dhe hapësinore e Turqisë. Në projektin e zhvillimit të motorit, përfundoi prodhimi i prototipit të motorit bërthamë, që krijon ‘zemrën’ e këtij sistemi dhe ndezja e parë e motorit u krye me sukses.



Lajme të ngjashme