Shtypi turk 11.09.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 11 shtator 2018:

Shtypi turk 11.09.2018

Vatan” – Ministria e Punëve të Jashtme reagon ndaj Greqisë

Turqia ka kërkuar nga Greqia që ti japë fund qëndrimit të saj zyrtar që nuk njeh myftinjtë e zgjedhur të pakicës turke në Trakinë Perëndimore. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy në reagimin e tij tha: “Shqetësimet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore i ndajmë edhe ne. Nga Greqia, e cila nuk i njeh myftinjtë e zgjedhur të pakicës turke të Trakisë Perëndimore, presim që para së gjithash ti japë fundit këtij qëndrimi dhe të marrë në konsideratë pritjet e pakicës në rregullimet (ligjore) që do të bëhen në këtë drejtim”.

Hürriyet” – Janë publikuar shifrat e rritjes ekonomike për tremujorin e dytë

Në tremujorin e dytë të këtij viti ekonomia turke është rritur me 5,2%. Me këtë rritje Turqia ka lënë prapa vendet e OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) dhe është renditur e dyta në mesin e anëtarëve të BE-së. I krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar parashikimi i PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për periudhën prill-qershor të këtij viti, i llogaritur me çmimet korrente sipas metodës së prodhimit, u realizua në 884 miliardë e 4 milionë e 260 lira turke (204,3 miliardë dollarë).

Haber Türk” – Vlerësimi i ministrit Allbajrak për shifrat e rritjes

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) bëri një deklaratë lidhur me të dhënat e rritjes ekonomike të vendit për tremujorin e dytë të vitit. Këto shifra,- tha Allbajrak,- tregojnë se tashmë ka filluar të funksionojë procesi i ekuilibrimit në ekonomi. Shifrat paraprake tregojnë gjithashtu se duke filluar nga çereku i tretë i vitit do të nisë të shfaqet një ngadalësim i kërkesës së brendshme,- vazhdoi ministri,- ndërsa theksoi se synimi kryesor do të jetë deficiti primar i buxhetit dhe inflacioni. Në fund ministri bëri thirrje për një përpjekje totale.

Yeni Şafak” – Në eksportin e rrushit të thatë është thyer rekordi i 9 viteve të fundit

Në sektorin e rrushit të thatë pa bërthamë Turqia ka lënë prapa sezonin 2017-2018. Nga eksporti i 279 mijë e 343 tonëve rrush të thatë janë siguruar 452 milionë e 498 mijë dollarë të ardhura. Këtë vit eksporti i rrushit të thatë është rritur me 8%. Pjesa që zënë vendet e Lindjes së Largët në pastën e eksportit të rrushit të thatë pa bërthamë nga 8% është rritur në 11%.

Star” – Në një tumë janë gjetur rrënoja 800-vjeçare të shoqatës së zejtarëve në Anadoll

Në gërmimet arkeologjike që vazhdojnë në një tumë të Kalehöyük-ut, ku bëhen studime për historinë 5.000-vjeçare të provincës qendrore të Anadollit, Kirshehir (Kırşehir), janë gjetur gjurmë të shoqatave të esnafëve (Ahi), që janë përdorur 800 vite më parë në periudhën selxhuke dhe osmane. Gërmimet në këtë zonë kanë nisur në vitin 2009 me anë të shpimeve, pastaj janë ndërprerë për një periudhë të caktuar dhe në vitin 2012 kanë filluar sërish.



Lajme të ngjashme