• Video galeri

Shtypi turk 10.09.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 10 shtator 2018:

Shtypi turk 10.09.2018

“Hurriyet”: Në kishën Akdamar mbahet mesha e parë pas 3 vjetësh

Mesha e parë pas tre vjetësh në kishën historike Akdamar, e cila ndodhet në ishullin që mbanë emrin e njëjtë në nënprefekturën Gevas të Van-it, është mbajtur këtë vit. Mesha, të cilën e ndoqi edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, u kryesua nga Patriku i armenëve të Turqisë, kryepeshkopi Aram Atesyan, peshkopi Sahak Masalyan dhe zëvendëspeshkopi Magakya Beskisizyan. Në meshë morën pjesë qindra persona të ardhur nga Turqia dhe nga jashtë vendi.

“Sabah”: Emine Erdoganit i ndahet mirënjohja për shërbime humanitare

“Forumi Global i Donatorëve” e pa të denjë bashkëshorten e Presidentit, Recep Tayyip Erdogan, zonja e parë, Emine Erdogan për ti ndarë një “Mirënjohje për shërbime humanitare” për përpjekjet e saj për tërheqjen e vëmendjes së opinionit ndërkombëtar në dramat njerëzore që po jetohen në botë, me në krye atë në Mianmar dhe për aktivitetet bamirëse që zhvillon ndaj personave në nevojë. Çmimi do ti ndahet zonjës së parë më 11 shtator me një ceremoni që do të organizohet në kryeqytetin Londër të Anglisë.

“Haberturk”: 9,6 milionë turistë të ardhur në Antalya me rrugë ajrore

Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit e Antalyas i publikoi shifrat e turistëve të huaj të cilët vizituan kryeqytetin e turizmit me rrugë ajrore. Numri i turistëve që vizituan Antalyanë këtë vit doli në 9 milionë e 666 mijë e 859 turistë.

“Vatan”: Kinezët vijnë në Turqi për rrush të tharë

Pas vendimit të kinezëve për të blerë rrush të tharë nga Turqia, të cilin më parë e importonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një delegacion nga Kina zhvilloi një vizitë në impiantet e integruara të kompanisë Taris, që është njëra prej eksportuesve më të mëdha të Turqisë të rrushit të tharë. Delegacioni kinez bëri të ditur se i kanë pëlqyer impiantet, ndërsa falënderuan zyrtarët turq për mikpritje.

“Star”: Transferohet tyrbja historike në Batman

Në kuadër të punimeve për shpëtimin dhe ruajtjen e veprave historike në nënprefekturën Hasankeyf të Batmanit, të cilat do të përmbysen pas përfundimit të ndërtimit të digës Ilisu, sot do të kryhen punimet për transferimin në një vend të ri të tyrbes së Imam Abdullahut.              



Lajme të ngjashme