• Video galeri

Shtypi turk 06.09.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 06 shtator 2018:

Shtypi turk 06.09.2018

“Star”: Turqia paralajmëron Rusisë dhe regjimin e Esadit për Idlibin

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në lidhje me sulmet e Rusisë dhe regjimit të Esadit ndaj Idlibit që shkaktuan vdekjet e civilëve tha: “Askush të mos mundohet ta mashtrojë askënd. Qëllimi i këtyre sulmeve është kapja e këtij rajoni”. Çavusoglu reagoi ndaj bombardimeve të civilëve me pretekst grupet radikale në Idlib, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Pasi që jeni kundër këtyre grupeve, atëherë pse lejuat që ata të larguar nga Halepi, Guta Lindore, Humusi, madje edhe nga jugu i vendit të strehohen në Idlib së bashku me armët e tyre?”

“Vatan”: Turqia gjatë vitit të ardhshëm do të hyjë në fazën e zhvillimit të qëndrueshëm

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak siguroi se me besueshmërinë e dhënë investitorëve para Turqisë ndodhen ditë të mira. Gazeta citon ministrin Albayrak të ketë thënë se “Investimet e aktorëve ndërkombëtarë në vendin tonë do të vazhdojnë duke u rritur duke i vënë në jetë fazat e periudhës së re ekonomike”. Ai gjithashtu shtoi se Turqia me programin e saj ekonomik shumëdimensional do të vazhdojë me rritjen e besueshmërisë së investitorëve të huaj.

“Haberturk”: Njerëzit e mençur blejnë pasuritë turke

Investitori dhe eksperti i famshëm i financave, amerikani Jim Rogers u rekomandoi investitorëve të blejnë pasuri turke. “Njerëzit e mençur aktualisht janë duke blerë pasuri turke. Sikur të doja të bëjë investime tani do të blija pasuri turke”, bëri të ditur Rogers. Ai gjithashtu shtoi se vendimi i ShBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë është çmenduri, ndërsa paralajmëroi se kjo do ti shkaktojë probleme ShBA-së në afat të gjatë.

“Yeni Safak”: Firma turke në avionët F-35

Departamenti i Industrisë së Mbrojtjes i publikoi produktet që kompanitë turke i prodhojnë për projektin e avionit F-35, nga i cili ShBA-ja përpiqet ta përjashtojë Turqinë. 7 kompani turke të industrisë së mbrojtjes prodhojnë pjesë të ndryshme për këtë avion, duke filluar nga trupi i tij e deri tek motori. Kompanitë turke, të cilat prodhojnë pjesë kritike të avionit, marrin përsipër një rol të madh për prodhimin dhe dorëzimin me kohë të pjesëve të avionëve.

“Sabah”: Iniciativa e Turqisë në turizmin e dasmave

Kohëve të fundit u shënua një rritje e dukshme në numrin e turistëve të pasur të ardhur në Turqi për turizmin e dasmave. Aktualisht më së shumti kërkesa ka nga vendet e Lindjes së Mesme. Gjatë 7 muajve të parë të këtij viti posaçërisht u shënua rritje në numrin e turistëve të ardhur nga India dhe Libani. Në numrin e turistëve të ardhur nga India u shënua një rritje me 95 për qind dhe numri i turistëve doli në 83 mijë, ndërsa në numrin e turistëve të ardhur nga Libani u shënua një rritje me 43 për qind dhe doli në 155 mijë.     



Lajme të ngjashme