Shtypi turk 04.09.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 04 shtator 2018:

Shtypi turk 04.09.2018

“Yeni Şafak”: Fillon numërimi drejt zeros për ‘Teknofest Istanbul’

Festivali i Teknologjisë së Stambollit “Teknofest” që realizohet në kuadër të objektives së “Teknologjisë Kombëtare” do të zhvillohet në aeroportin e ri të Stambollit, që është aeroporti më i madh në botë, gjatë datave 20-23 shtator. “Teknofest Istanbul” është festivali i parë në Turqi i hapësirës, aeronautikës dhe teknologjisë dhe krahas garave teknologjike me shpërblimet të mëdha në historinë e Turqisë, vizitorëve do t’u ofrohen shfaqe hapësinore, seminare, samit dhe aktivitete të ndryshme të nismës ndërkombëtare.    

“Haber Türk”: ‘Turkish Cargo’ rrit në 85 numrin e vendmbërritjeve

Turkish Cargo është një nga kompanitë ajrore me rritjen më të madhe në botë në fushën e transportit ajror të mallrave dhe në destinacionet e saj shtoi edhe dy pika të tjera, atë në Kigali, Kryeqytetin e Ruandas dhe Muskat, Kryeqytetin e Omanit. Kështu që me dy vendmbërritjet e reja, Turkish Cargo fluturon në 85 pika gjithsej.

“Star”: Turqia dhe Rusia do të nënshkruajnë marrëveshje në bujqësi

Turqia dhe Rusia, me forumin që do të zhvillohet në datën 5 shtator në CNR Expo në Stamboll, përgatiten të nënshkruajnë marrëveshje të ndryshme në fushën e bujqësisë. Pas panairit “Food Istanbul”, në kuadër të Këshillit të Biznesit Turqi-Rusi të organizuar nga ana e Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit të testilit, hekur-çelikut, ushqimit, mobileve dhe makinerive nga të dyja vendet, do të zhvillohet një mbledhje ku do të shqyrtohen të gjitha mundësitë e biznesit dhe investimit. Në kuadër të aktivitetit do të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme në fushën e bujqësisë.  

“Sabah”: Turistët dynden në Pamukkale

Në Pamukkale, parajsën e bardhë të Denizlis-së, pishina e Kleopatrës, e krijuar pas tërmetit në vitin 60 e erës sonë dhe që legjendat tregojnë se aty lahej Mbretëresha e Egjiptit, Kleopatra, është një nga lokalitetet më të preferuara të turistëve që vizitojnë rajonin. Turistët që notojnë në pishinën antike të mbushur me mbetje historike, kënaqen duke shijuar ujin e ngrohtë për të cilin thuhet se është kurativ. Pishina që njihet si “Pishina e bukurisë së Kleopatrës” ndeshet me interesin e madh edhe të turistëve vendas dhe të huaj, të cilët kërkojnë shërim. Sipas gojëdhënave Shën Maria, ndërkohë që shkonte në Efes, lau sytë që ishin sëmurë me ujin në Pamukkale dhe bëhet e ditur se sytë e saj u shëruan.   

“Hürriyet”: Emri i njohur i filmave të aksionit, Van Damme flet me lëvdata për Turqinë

I gjendur në Antalya për të marrë pjesë si anëtarë i jurisë në një ceremoni të shpërndarjes së çmimeve, Jean Claude Van Damme u shpreh në lidhje me mendimet që ka për Turqinë. “Turqit janë shumë të sinqertë dhe të dashur” tha Van Damme ndërsa për guzhinën turke tha: “Fantastike! Këtu më ofruan ushqime aq të mira saqë skam çtë them më parë. Sidomos tasqebapi ishte mrekulli”. Van Damme tha se në të ardhmen mendon të hyjë në sektorin e tekstilit në Turqi.



Lajme të ngjashme