Shtypi turk 03.09.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 3 shtator 2018:

Shtypi turk 03.09.2018

“Vatan”: 5 Holding nga Katari fillojnë me investime në Turqi

Pas 15 miliardë dollarë investime të shtetit të Katarit në Turqi edhe sektori privat i këtij vendi është kthyer nga Turqia. 5 kompani të rëndësishme holding të Katarit në fazën e parë do të investojnë 300 milionë dollarë në Turqi. Ahmet Huseyin Ahmet Hasan, drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Royal Link”, e cila menaxhon me investimet e kompanive “Qatar Holding”, “Essa”, “Nora Rashit Al-Dusuri”, “Al-Sumeiti” dhe “Rashit Al-Kubejsi”, ka thënë që në rast të themelimit të një zyre ndërlidhëse që do të interesohet me investitorët, sektori privat në të ardhmen do të mund të investojë deri në 50 miliardë dollarë.

“Yeni Safak”: Rritet për 25% fitimi i kompanive automobilistike në bursë

Fitimi neto i 8 kompanive të sektorit automobilistik në bursën e Stambollit gjatë gjysmës së parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë u rrit me 25 për qind dhe doli në 1 miliardë e 748 milionë lira turke. Ndërkohë që totali i aktiveve të kompanive automobilistike në çerekun e dytë iu afrua shifrës prej 42 miliardë lira turke, burimet vetanake i tejkaluan 10 miliardë lira turke.

“Star”: Përcaktohet data e fluturimit të parë të helikopterit kombëtar

Filluan testimet e motorit të helikopterit të parë origjinal të Turqisë, T-625. Data e fluturimit të parë të helikopterit, që është projektuar dhe prodhuar plotësisht me mundësi vendore, është përcaktuar 6 shtatori. Helikopteri T-625 është projektuar dhe prodhuar për ti përballuar vështirësitë e ndryshme si ato klimaterike dhe gjeografike, fluturime në lartësi të mëdha, në temperatura të larta dhe për fluturime ditën apo natën. Gjatë dizajnit dhe prodhimit të helikopterit janë përdorur plotësisht burimet kombëtare. Gjithashtu helikopteri është i pajisur me një forcë të madhe pune. Planifikohet që helikopteri në fjalë të përdoret për transport, transport të mallrave, punimet e kërkim-shpëtimit, transport në det të hapur dhe për përdorim si ambulancë ajrore.

“Sabah”: Turqia në mesin e 7 vendeve më të mira të botës për shëtitje

Rruga e Likisë, e cila shtrihet prej nënprefekturës Fethiye të Muglas e deri në Antalya me gjatësi 540 km e që pranohet si njëra prej 7 rrugëve më të gjata për shëtitje në botë, i ofron pushuesve thellësi historike dhe pamje unike. Rruga historike që fillon me pamjen e Detit të Vdekur, me bukuritë e saj natyrore ngjallë ndjenjën e kalimit nëpër tunelin e historisë. Gadishulli Teke, që ndodhet përgjatë rrugës në drejtim të Detit Mesdhe në mes Fethiyes dhe Antalyas, në histori është i njohur me emrin Liki. Rruga e cila kalon nëpërmjet këtij gadishulli nëpër pika të larta malore, herë pas here nëpër plazhe mahnitëse e herë herë nëpër qytete antike, quhet Rruga e Likisë.

“Haberturk”: Antalya në gusht shënon rekord në numrin e turistëve

Gjatë muajit gusht Antalya ka thyer rekordet e të gjitha kohërave në turizëm. Numri i turistëve, të cilët vizituan qytetin gjatë muajit të kaluar doli në 2 milionë e 150 mijë e 448 turist. Ndërkaq numri i turistëve të ardhur në këtë qytet gjatë gjysmës së parë të vitit doli në 9 milionë e 62 mijë turistë. Pritet që gjatë këtij viti këtë qytet ta vizitojnë gjithsej 14 milionë turistë.     



Lajme të ngjashme