Shtypi turk 29.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 29 gusht 2018:

Shtypi turk  29.08.2018

Sabah” – Fluturimi i parë me F-35

Piloti luftarak turk ka realizuar fluturimin e parë me avionin F-35 në kuadër të trajnimeve që vazhdojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Avioni F-35 është marrë në dorëzim dhe ka hyrë në inventarin e Forcave Ajrore Turke. F-35 është një avion reaktiv i gjeneratës së pestë i pakapshëm nga radarët dhe 4 herë më efektiv sesa pararendësit e tij “F-16” e “F-18”. Me aftësitë superiore që ka si: shikueshmëria e ulët, teknologjia e sensorëve, avioni do ti sigurojë një superioritet forcave ajrore turke në aktivitetin operacional. “F-35” konsiderohet si avioni sulmues i 40 viteve të ardhshme dhe është projekt i përbashkët i 9 shteteve, përfshi Turqinë. Partnerët e tjerë të këtij projekti i njohur si “Programi i Ofensivës së Përbashkët” janë: ShBA, Britania e Madhe, Italia, Holanda, Kanadaja, Australia, Norvegjia dhe Danimarka. Turqia ka në plan të blejë gradualisht 100 copë nga këta avionë.

Haber Türk” – Rezervat zyrtare shënuan rritje në korrik

Banka Qendrore turke (TCMB) publikoi të dhënat lidhur me rezervat në valutë ndërkombëtare dhe likuiditetin e valutës për periudhën korrik 2018. Sipas këtyre shifrave, asetet zyrtare të rezervave në korrik janë rritur me 2,4% në krahasim me muajin e mëparshëm dhe janë realizuar në nivelin e 100,7 miliardë dollarëve. Për sa i përket nënzërave në këtë periudhë rezervat valutore janë rritur me 3,9% në krahasim me muajin e mëparshëm dhe kanë arritur në 76,9 miliardë dollarë.

Yeni Şafak” – Fondi amerikan merr vendim shumë të rëndësishëm për bonot turke

Neuberger Berman, një kompani e menaxhimit të fondeve me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka marrë vendim për të mbrojtur investimet e bankave turke në letrat me vlerë në valutë të huaj. Vivek Bommi, drejtues i lartë i kompanisë në menaxhimin e portofolit (klientelës), tha në një prononcim se “gjendja e institucioneve dhe bankave të mëdha që kanë bërë investime në Turqi është e mirë”, duke shtuar se mund të krijohen mundësi për të investuar akoma edhe më shumë në Turqi.

Van” – Vitrinat do të përshtaten për turistët kinezë dhe arabë

Sektori i veshjeve të gatshme (konfeksioneve) po përparon me hapa të sigurt në rrugën për ta bërë Turqinë një parajsë të shitblerjes. Sipas përfaqësuesve të sektorit, Turqia do të jetë një qendër shitblerjeje, sidomos për Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët. Firmat kanë nisur ti ndryshojnë që tani koleksionet e tyre sipas kërkesave të reja. Duke parë që të huajt kanë nisur të vinë në Turqi për shitblerje, konfeksionistët turq po i përgatisin koleksionet e sezonit të ri sipas shijes së të huajve, të cilët në Turqi tashmë nuk do të vijnë vetëm për të bërë plazh, por do të vijnë enkas edhe për të blerë.

Star” – Observatori i Anadollit Lindor do të vihet në punë në 2020

Observatori (Doğu Anadolu Gözlemevi-DAG) renditet në projektet më të mëdha të Turqisë në fushën e studimeve hapësinore. Ai është ndërtuar mbi kodrat “Konaklı Karakaya”, në lartësinë 3.170 metra në provincën lindore Erzurum të Turqisë. Tani ka nisur numërimi drejt zeros për vënien në punë të kësaj qendre shkencore. Observatori është i pajisur me një teleskop, i cili është i vetëm në kategorinë dhe thellësitë e galaksisë do ti sjellë në tokë. Kur të ketë përfunduar, observatori do të jetë një nga 3 observatorët në botë i pajisur me teknologjinë më të përparuar. Me fillimin nga puna të observatorit astrofizikanët dhe shkencëtarët e tjerë që bëjnë studime në hapësirë do të dynden drejt Erzurumit.



Lajme të ngjashme