Shtypi turk 15.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 15 gusht 2018:

Shtypi turk 15.08.2018

“Hürriyet”: Erdogan:  Do të bojkotojmë produktet elektronike amerikane 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia do të bojkotojmë produktet elektronike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin e mbajtur në simpoziumin “Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në vitin e 16-të të qeverisjes", organizuar nga Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore (SETA) në Sallën e Kongreseve (Congresium) të Dhomës së Tregtisë së Ankarasë (ATO) tha se është vlerësuar vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione ndaj Turqisë dhe janë marrë dhe vazhdojnë të merren të gjitha masat kundër këtij vendimi.

“Haber Türk”: Binali Yildirim: Turqia do të dalë me sukses nga kjo krizë

Në takimin me ambasadorët që gjenden në Turqi, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha: “Turqia është e mbyllur ndaj imponimeve ekonomike që bëhen për llogari politike. Turqia do të dalë me sukses nga kjo krizë. Me treguesit ekonomikë të Turqisë, luhatjet në kursin valutor janë të pashpjegueshme. Baza e këtyre zhvillimeve nuk është ekonomike, por është politike”.

“Vatan”: Ministri Albayrak do të bisedojë me investitorët e huaj

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) do të bisedojë me investitorët e huaj përmes një telekonference. Ai do t’u përcjellë drejtpërsëdrejti investitorëve globalë zhvillimet e fundit ekonomike. Pritet që në këtë telekonferencë të marrin pjesë 750-1000 investitorë nga mbarë bota, me në krye investitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Evropa dhe Lindja e Mesme.

“Sabah”: Linjat Ajrore Turke nuk do tu japin reklamë institucioneve me seli në Amerikë

Kompanitë më të rëndësishme të Turqisë mbështesin fushatën e embargos së reklamave ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas Turk Telekomit ka ardhur një deklaratë edhe nga Linjat Ajrore Turke (THY). Kjo kompani deklaroi se nuk do t'u japin reklamë institucioneve me seli në Amerikë. Këshilltari për Media i Linjave Ajrore Turke, Jahja Ystyn (Yahya Üstün) në një mesazh të postuar në median sociale shkroi: “THY-ja zë vend pranë shtetit dhe popullit tonë. Në lidhje me këtë direktivat e nevojshme u janë dhënë agjencive tona (#ABDyeReklamVerme)”.  

“Star”: Në Van u zhubluan gjurmë të urartianëve

Përreth Kalasë Historike të Vanit, në gërmimet e filluara me kryesimin e Drejtorit të Qendrës së Hulumtimeve Historike dhe Arkeologjike të Rajonit të Vanit në Universitetin e Stambollit, prof. asc. Erkan Konyar, janë zbuluar gjurmë të urartianëve. Konyar bëri të ditur se gjurma e këmbës së përcaktuar të jetë 26 centimetra e gjatë dhe numër 36, është marrë nga vendi ku është gjetur dhe pasi janë bërë studimet e nevojshme në laborator do të dorëzohet në muze.       



Lajme të ngjashme