Shtypi turk 14.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 14 gusht 2018:

Shtypi turk 14.08.2018

“Star”: Erdogan: Ekonomia e Turqisë përballet me rrethim

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fjalimin e tij të mbajtur gjatë drekës së shtruar për nderë të pjesëmarrësve në Konferencën e 10-të të Ambasadorëve në Kompleksin Presidencial theksoi se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump me vendime për sanksione është sjellë në mënyrë arbitrare. Duke e bërë të ditur se Turqia është marrë në objektiv për shkak të sukseseve ndërkombëtare të arritura gjatë viteve të fundit, ndërsa shtoi se Turqia kohëve të fundit përballet me një rrethim në fushën e ekonomisë ashtu si në fusha tjera.

“Haberturk”: Kalin: Struktura e ekonomisë turke është e fortë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin publikoi një mesazh në lidhje me zhvillimet në ekonomi. Në mesazhin e tij zëdhënësi Kalin shkruan se “Ministria e Thesarit dhe Financave, Banka Qendrore, Autoriteti për Rregullimin dhe Mbikëqyrjen e Sistemit Bankar, Autoriteti për Rregullimin e Tregut të Lirë dhe institucionet tjera përkatëse janë duke i hedhur hapat e nevojshme për stabilitetin financiar. Struktura e ekonomisë turke është e fortë, askush të mos u besojë lajmeve spekulative, Turqia nga ky proces do të dalë edhe më e fortë”.

“Sabah”: Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë bën thirrje për investim

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në fjalën e tij të mbajtur në hapjen e Konferencës së 10-të të Ambasadorëve në Ankara ka thënë se “Sot Turqia thith investime ndërkombëtare nga 74 vende nga kontinentet e ndryshme me në krye atë të Evropës. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për ti tërhequr investimet e huaja në vendin tonë. Unë edhe njëherë i bëjë thirrje të gjitha vendeve për të investuar në Turqi. Krahas të gjitha fushatave, operacioneve të perceptimit, të gjitha sfidave nëpër të cilat kalon sot bota, Turqia është njëra prej adresave më të sigurta për të investuar”.

“Yeni Safak”: Ministri Albayrak shprehet i kënaqur nga deklaratat e Gjermanisë

Ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak shprehu kënaqësinë nga deklaratat e ministrit gjerman të Ekonomisë në lidhje me aktet e ShBA-së ndaj Turqisë. Gazeta citon ministrin Albayrak të ketë thënë se “Politikanët, të cilët mbrojnë qëllimin e mirë dhe diplomacinë, do ta forcojnë besimin e popullit turk ndaj marrëdhënieve me Gjermaninë dhe BE-në”. Qeveria e Gjermanisë kishte deklaruar se “Stabiliteti i ekonomisë turke është edhe në interesin tonë, ne po i ndjekim nga afër zhvillimet”.

“Hurriyet”: Turistët irakianë preferojnë Turqinë për pushime

Turqia me bukuritë e saj historike dhe natyrore çdo ditë e më shumë tërheq interesimin e turistëve irakianë. Numri i turistëve irakianë, të cilët vijnë nga Kirkuku dhe Erbili, marrin pjesë në turet turistike të organizuara nga operatorët. Hidayet Mehdi, organizatori i një agjencie turistike në Kirkuk deklaroi se prej qershorit e këtej vetëm nga Kirkuku çdo ditë udhëtojnë në Turqi të paktën 500 turistë.



Lajme të ngjashme