Shtypi turk 13.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 13 gusht 2018:

Shtypi turk 13.08.2018

“Hürriyet” – Presidenti Recep Tayyip Erdogan: E pamë lojën tuaj dhe ju sfidojmë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bëri deklarata të rëndësishme gjatë takimit të Kuvendit Këshillimor të AK Partisë në rrethin Trabzon. “E shpall që nga Trabzoni: E pamë lojën tuaj dhe ju sfidojmë. Nëse ju na mësyni me dollarë, atëherë dhe ne do të kërkojmë zgjidhje për t’i kryer punët tona me rrugë të tjera. Atyre që sakrifikojnë partneritetin strategjik me një shtet prej 81 milionë banorësh për ortakëri me organizatat terroriste, u urojmë rrugën e mbarë”, tha kreu i shtetit turk.

“Vatan” – Moska liberalizon vizat për disa qytetarë turq

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi gatishmërinë për liberalizimin e vizave për qytetarët turq në disa kategori. Sipas një komunikate të shkruar të MPJ ruse, kryediplomati Sergey Lavrov do të vizitojë Turqinë më 13-14 gusht, në kuadër të Konferencës 10. të Ambasadorëve, ku do të merren në shqyrtim marrëdhëniet ekonomike turko-ruse. “Jemi shumë të kënaqur nga rritja e vëllimit tregtar ndërmjet vendeve tona. Lehtësimi i udhëtimeve për qytetarët e të dyja vendeve do të jetë ndër çështjet që do të trajtohen gjatë vizitës. Moska konfirmon se është e gatshme që të liberalizojë vizat për qytetarët turq në disa kategori”, theksohet në komunikatën e MPJ ruse.

Habertürk” – Tregtia do të përparojë me konsultim

Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekcan, bëri me dije se në këtë periudhë të re do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me organizatat e shoqërisë civile (OJQ) duke vënë në pah gjithashtu se do të aplikojnë politika proaktive për të rritur eksportin dhe tregtinë. “Në këtë kontekst, ne ngritëm një Këshillit Konsultativ. Do të dëgjojmë mendimet dhe propozimet e të gjitha shtresave për të shembur barrierat që pengojnë tregtinë, për t’i hapur rrugën sektorit privat”, u shpreh ajo.

Sabah” – Bileciku eksporton në Francë 45 mauna me kërmij

Një firmë turke me seli në Bilecik, e cila prodhon “dollma me kërmij të tokës”, e eksporton të gjithë produktin e saj në Francë. Kërmijtë përpunohen në fabrikën e ndërtuar nga kjo firmë në nënprefekturën Bandirma të Balikesirit, pastaj kalojnë një sërë procesesh në kompleksin e mbyllur prej 4.000 m2 të kësaj firme në Zonën Industriale të Bilecikut dhe në fund eksportohen për në Francë.

“Star” – Atletja Yasemin Can renditet e treta në Evropë

Në seancën e mbrëmjes së ditës së gjashtë dhe të fundit të Kampionatit Evropian të Atletikës, organizuar në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, atletja e kombëtares turke, Yasemin Can, fitoi medaljen e bronztë në garën e 5.000 m për femra. Ajo e përfundoi garën në vendin e tretë, me kohë 14 minuta e 57 sekonda e 63 të qindtat, duke përvetësuar medaljen e bronzit.



Lajme të ngjashme