• Video galeri

Shtypi turk 09.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 9 gusht 2018:

Shtypi turk 09.08.2018

“Yeni Şafak”: Takime kritike

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ulën në tryezë për të zgjidhur krizën që filloi me pastorin, Andrew Craig Brunson dhe u përshkallëzua me sanksionet reciproke ndaj ministrave të drejtësisë dhepunëve të brendshme të të dyja vendeve. Në takimin e parë në Uashington mori pjesë delegacioni prej 9 personash i kryesuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sedat Onal.

“Hürriyet”: Rritet eksporti i çelikut

Në 7 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017-të, eksporti i çelikut u rrit 26,7% duke arritur në 8,4 miliardë dollarë. Në këtë periudhë, në bazë të sektorit të çelikut, më shumë eksport është realizuar me grupin e vendeve të Bashkimit Evropian (BE). Eksporti drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në 7 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit 62,9% duke arritur në 3 miliardë e 604 milionë e 730 mijë dollarë.   

“Sabah”: Deklarata të rëndësishme nga Ministri Donmez

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez tha se projekti i tretë i centralit bërthamor, pas atij në Akkuyu dhe Sinop, do të jetë në Trakja. Gazeta citon ministrin Donmez të ketë thënë: “Centralin në Trakja do ta ndërtojmë me Kinën”.

“Vatan”: Projekti i parë në botë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Mehmet Cahit Turhan tha se kanë përshpejtuar punimet për projektet e krenarisë së Turqisë. Duke rikujtuar se Projekti i Madh i Tunelit Trekatësh në Stamboll, që njihet në opinionin publik si “Megaprojekt”, është i pari i llojit të tij në botë, Turhan bëri të ditur se punimet po vazhdojnë dhe projekti do të dalëet në tender me modelin “Ndërto-Administro-Dorëzo”.   

“Star”: Xhamia pa gozhda sfidon kohën

Xhamia ‘Mahmut Bej’ e ndërtuar prej druri pa u përdorur gozhda në vitin 1366 në fshatin Kasaba të rrethit Kastamonu nga ana e djalit të Adil Beut nga Principata e Candarollusë (Candaroğlu), Emir Mahmut Bej, tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Ndërkaq vazhdojnë punimet, që xhamia e përfshirë në listën e përkohshme të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, të hyjë në listën e përhershme të UNESCO-s.



Lajme të ngjashme