Shtypi turk 08.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 08 gusht 2018:

Shtypi turk 08.08.2018

“Hurriyet”: Bisedë kritike mes Çavusoglu dhe Pompeo

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretari amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Të dy homologët gjatë bisedës i bënë një vlerësim marrëdhënieve turko-amerikane dhe biseduan në lidhje me zgjidhjen e problemeve aktuale.

“Vatan”: Bisedë telefonike mes ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe homologut të tij amerikan

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, James Mattis. Gjatë kësaj bisede u fol edhe për marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes, ndërsa u shkëmbyen mendimet në lidhje me çështjet e Sirisë dhe luftën kundër terrorit.

“Sabah”: Investime të mëdha në Turqi nga gjiganti gjerman

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank ka thënë se Turqia në saje të fabrikës së re të kompanisë gjermane Bosch për prodhimin e injektorëve me benzinë me presion të lartë do të rritë eksportin për 185 milionë dollarë në vit.

“Star”: Emocionet e Nuri Bilge Ceylan në Sarajevë

Regjisori turk, Nuri Bilge Ceylan, i cili do të marrë pjesë në edicionin e 24-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, ndodhet në krye të listës së mysafirëve që priten me entuziazëm në këtë festival. Në kuadër të festivalit që do të organizohet më datat 10-17 gusht, Nuri Bilge Ceylan do ti ndahet çmimi për arritje në jetë “Zemra e Sarajevës”.

“Haberturk”: Atleti kombëtar, Jak Ali Harvey zuri vendin e tretë në Evropë

Në finale të garës në 100 metra për meshkuj të Kampionatit Evropian të Atletikës, që organizohet në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, ku marrin pjesë 1 mijë e 542 atletë nga 49 vende dhe 30 atletë të pavarur, në mesin e të cilëve njëri në cilësinë e emigrantit, atletët e kombëtares turke, Jak Ali Harvey dhe Emre Zafer Barnes, konkurruan për medalje. Jak Ali Harvey zuri vendin e tretë me rezultat 10,01 sekonda dhe fitoi medaljen e bronztë. Ndërsa Emre Zafer Barnes garën e përfundoi në vendin e 7-të.     



Lajme të ngjashme