Shtypi turk 06.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 6 gusht 2018:

Shtypi turk 06.08.2018

“Vatan”: MPJ e Turqisë reagon ndaj Greqisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy reagoi ashpër ndaj refuzimit të ministri të Drejtësisë së Greqisë, Stavros Kontonis për të ekstraduar në Turqi terroristin, Turgut Kaya, anëtar i Partisë Komuniste/Marksiste-Leniniste të Turqisë (TKP/ML). Gazeta citon zëdhënësin Aksoy të ketë thënë se “Ekstradimi i Turgut Kaya, i cili kërkohej me buletin të kuq nga ana e Interpolit, u mohua me vendimin e ministrit grek të Drejtësisë pavarësisht vendimit të gjyqësorit grek në favor të ekstradimit të tij në Turqi. Kjo tregon edhe një herë se ndjenjat tradicionale të fuqisë politike greke kundër Turqisë nuk kanë ndryshuar”.

“Haberturk”: Publikohet harta e re rrugore e tregtisë

Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekcan bëri të ditur se iniciativat e Turqisë në eksport po vazhdojnë ende. Gazeta citon ministren Pekcan të ketë thënë se “Turqia do të hyjë në tregje me strategji efektive dhe specifike për vendet. Në këtë kuadër do të orientohemi drejt tregjeve potenciale si ato në Kinë, Amerikën Latine, Indi, Meksikë dhe Afrikë”.

“Star”: Rritet eksporti i sektorit automobilistik të Turqisë

Eksporti i sektorit automobilistik të Turqisë në muajin korrik në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë shënoi rritje me 13,8 për qind dhe kapi shifrën prej 2 miliardë e 765 milionë dollarëve. Eksporti i makinave për përdorim personal gjatë periudhës janar-korrik shënoi rritje me 7 për qind në krahasim me një vit më parë dhe kapi shifrën e 7 miliardë e 662 milionë dollarëve. Ndërkohë që eksporti i prodhimeve të ndërmarrjeve të sektorit automobilistik u rrit me 22 për qind, bëhet e ditur se eksporti i makinave motorike për qëllime transporti mallrash u rrit me 15 për qind, ndërsa eksporti i autobusëve, minibusëve shënoi rritje me 6 për qind.

“Hurriyet”: Sportistja turke e cila kaloi më së shpejti kanalin La Mansh

Bengisu Avci hyri në histori si sportistja e parë turke, e cila e kaloi më së shpejti kanalin La Mansh, që ndan Anglinë dhe Francën. Bengisu Avci, e cila filloi të notojë në qytetin Dover të Anglisë pas 11 orë e 29 minuta not arriti në qytetin Cap Gris Nez në anën franceze. Sportistja turke notoi 36 kilometra pa ndërprerje në temperaturat e ujit që ndryshonin mes 14-17 shkallë Celsius.

“Sabah”: Autobusi i parë elektrik i Turqisë hyn në shërbim në Hacettepe

Autobusi i parë vendor elektrik me veçori të karikimit të shpejtë do të hyjë në shërbim të studentëve të Universitetit Hacettepe të Ankarasë. Autobusi elektrik i zhvilluar me një botëkuptim mjedisor në vend të hidrokarbureve përdor energjinë elektrike, që është një burim i qëndrueshëm i energjisë.   



Lajme të ngjashme