Shtypi turk 02.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 2 gusht 2018:

Shtypi turk 02.08.2018

“Star”: Ministria e Punëve të Jashtme: Qëndrimit sulmues të Amerikës do i jepet kundërpërgjigje

Ministria e Punëve të Jashtme reagoi ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione ndaj 2 ministrave turq. “Dënojmë fuqishëm vendimin për sanksion. Qëndrimi sulmues, që nuk do ti shërbejë asnjë qëllimi, do të marrë kundërpërgjigje pa vonesë në njëjtën mënyrë. I bëjmë thirrje udhëheqjes amerikane që të tërhiqet nga vendimi skandaloz.” shkruhet në deklaratën e ministrisë.

“Sabah”: Deklarata e Erdoganit për dënimin me vdekje

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e varrimit të bashkëshortes dhe foshnjës së një ushtari, që ranë dëshmorë si pasojë e shpërthimit të eksplozivit të vendosur në rrugë në nënprefekturën Jyksekova (Yüksekova) të rrethit Hakkari nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Ju e dini sa i ndjeshëm jam në lidhje me dënimin me vdekje. Kur çështja të vijë në parlament dhe të miratohet nga parlamenti unë do ta miratoj vendimin për dënim me vdekje”.

“Yeni Şafak”: Mbyllen 5 qendra strehimi ku jetojnë 34 mijë sirianë

Hidhet hapi i parë i fjalëve të Presidentit Erdoan përpara zgjedhjeve: “Do të sigurohet kthimi i mysafirëve sirianë në shtëpitë e tyre në territoret e sigurta”. 34 mijë e 180 të strehuar në 5 qendra provizore në Gaziantep, Adëjaman (Adıyaman) dhe Mardin do të vendosen në kampet e reja në rajonet kufitare.

“Hürriyet”: Detyrë kritike në Egje! Ndërtuar nga inxhinierët turq, më e shpejta në botë

'Jonxha (Yonca)-Onuk', një nga anijet e ndërhyrjes më të shpejtë në botë që nuk kapet nga radari, të Ekipit Ofensivës Nënujore (SAT), ka mbërritur në Bodrum. Mësohet se përgjatë gjithë verës anijes i është dhënë detyra e ndërhyrjes së menjëhershme në parandalimin e trafikimit të emigrantëve dhe shkeljeve të ujërave territoriale turke nga ana e rojave bregdetare greke në Bodrum dhe det të hapur në rrethinat e tij si Jallëkavak (Yalıkavak), Gymyshlyk (Gümüşlük), Turgutreis, Akjarlar (Akyarlar), Bitez dhe shkëmbinjtë Kardak.  

“Vatan”: Në Kapadokya rritet numri i turistëve evropianë

Serialet dhe filmat e xhiruar në Kapadokja (Kapadokya) japin kontribut të madh në rritjen e numrit të turistëve evropianë. Në rajonin e Kapadokjas, të njohur me oxhaqet e zanave (peribaca), balonat (aerostat), qytetet e nëndheshme dhe luginat, kohët e fundit përjeton një rritje të madhe të numrit të turistëve evropianë. Edhe filmi “Todeo Jones 2: Sekreti i Mbretit Midas”, që ka dalë në kinematë e Evropës, ka një ndikim të madh në rritjen e numrit të turistëve.  



Lajme të ngjashme