Shtypi turk 01.08.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 1 gusht 2018:

Shtypi turk 01.08.2018

“Sabah”: Deklaratë kritike nga zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin

Gazeta citon zëdhënësin e Presidencës, Ibrahim Kalin të ketë thënë se “Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, u tha se lufta kundër rreziqeve të sigurisë, të cilat burojnë nga zhvillimet jashtë dhe brenda vendit, në rajon dhe ato globale, do të vazhdojë në mënyrë intensive”. Kalin preku në përpjekjet që po bëhen për ti dhënë fund luftës në Siri me rrugë politike, ndërsa rikujtoi se në vazhdë janë një sërë iniciativash politike në lidhje me këtë çështje, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe mbledhjet e mbajtura në Soçi të Rusisë.

“Star”: Në Sanliurfa në kufirin me Sirinë vihet në shtizë flamuri i madh 6 metra

Bashkia Akçakale e Sanliurfa-s ka vënë në shtizë një flamur turk të gjatë 6 metra dhe të gjerë 4 metra. Kryetari i bashkisë Akçakale të Sanliurfas, Abdulhakim Ayhan bëri të ditur se flamuri i vënë në shtizë në postën kufitare të xhandarmerisë është flamuri i 9-të i vendosur në pikat e larta të nënprefekturës. Ai gjithashtu tha se flamuri duket qartë edhe nga rajoni Tel-Abyad të Sirisë, që ndodhet nën kontrollin e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

“Yeni Safak”: Droni vendor “Ulak” do të vihet pas agresorëve

Dronëve të industrisë turke të mbrojtjes i është shtuar edhe një i ri. Prodhimin seri i modelit “Ulak” me veçori të dronëve me krahë të qëndrueshëm dhe të lëvizshëm, do të fillojë në fund të vitit, ndërsa bëhet e ditur se ky model do të ketë edhe pajisje më të sofistikuara.

“Hurriyet”: Kapaciteti i aeroportit “Sabiha Gokçen” do të jetë mbi 41 milionë

Është përuruar aneksi i ri i terminalit të linjave të brendshme të aeroportit ndërkombëtar të Stambollit, “Sabiha Gokçen”, ndërtimi i të cilit kushtoi 26 milionë euro. Në saje të aneksit në fjalë kapaciteti i aeroportit do të rritet në 41 milionë pasagjerë në vit.

“Vatan”: Rritje rekorde në të ardhurat nga turizmi

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi në çerekun e dytë të vitit janë rritur me 30,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe dolën në 7 miliardë e 44 milionë e 591 mijë dollarë.



Lajme të ngjashme