Shtypi turk 31.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 31 korrik 2018:

Shtypi turk 31.07.2018

“Sabah”: Gjuha kërcënuese e ShBA-së është e papranueshme

Në komunikatën përfundimtare të bërë pas mbledhjes së parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtar në sistemin e ri presidencial, të kryesuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan u tha se gjuha kërcënuese e ShBA-së ndaj Turqisë paraqet mosrespektim të marrëdhënieve dhe është e papranueshme.

“Vatan”: Vizitë kritike në Turqi nga ShBA

Gjeneralarmate, Curtis Scaparroti, komandanti i forcave amerikane në Evropë dhe komandanti i operacioneve të forcave aleate të NATO-s, më datën 1 gusht do të vizitojë Turqinë, ku do të zhvillojë kontakte në lidhje me çështjen e Sirisë.

“Yeni Safak”: Sytë e Kinës janë kthyer nga tregu i Turqisë

Zyrtarët kinezë, të cilët shoqëruan biznesmenët turq gjatë panairit të bizhuterive të mbajtur në Kinë, deklaruan se janë të gatshëm për të hyrë në tregun turk dhe synojnë që prej këtu të hapen drejt vendeve tjera evropiane.

“Yeni Safak”: Kosova arrin në marrëveshje me kompaninë turke për centralin e parë eolit

Me Kosovën u nënshkrua marrëveshja për shitjen e centralit të parë të energjisë eolite. Pritet që “Centrali Eolit Kitka”, pronë e kompanisë “Gunes Holding” të prodhojë 95 milionë e 600 kilovat orë të energjisë elektrike në vit.

“Star”: Numri i turistëve që vizituan Pamukalen doli në 780 mijë e 207

Prefekti i Denizlisë, Hasan Karahan bëri të ditur se numri i turistëve që vizituan Pamukalanë gjatë periudhës janar-qershor 2017 ishte 535 mijë e 275, ndërsa për gjysmën e parë të këtij viti kjo shifër doli në 780 mijë e 207 turistë.          



Lajme të ngjashme