Shtypi turk 30.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 30 korrik 2018:

Shtypi turk 30.07.2018

Vatan” – Erdogan: Ndryshimi i qëndrimit është problemi i Trampit

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë kthimit me avion nga vizita në Afrikën e Jugut Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) foli edhe për priftin amerikan Andrew Brunson. Deklaratat e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) dhe ndryshimin e qëndrimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Danëlld Tramp (Donald Trump), Erdoan i vlerësoi me fjalët: “Kjo (ndryshimi i qëndrimit) nuk është problemi im, është problem i Trampit. Ne nuk e vlerësojmë si të drejtë paraqitjen e të pathënave si të thëna”.

Sabah” – Erdoani bisedoi me Tamimin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan e thirri në telefon Ahed at-Tamimi, e cila u la e lirë nga Izraeli të dielën bashkë me nënën e saj. Fituesen e çmimit për kurajë “Handhala”, “vajzën guximtare palestineze” Ahed at-Tamimi Erdoani e përgëzoi për kurajën dhe shpirtin e saj luftarak. Lirimin e at-Tamimit Erdoani e vlerësoi si një zhvillim të gëzueshëm.

Star” – Fillojnë fluturimet direkte Kiev-Kayseri

Në kuadër të bashkëpunimit në sektorin e turizmit nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, do të fillojnë fluturimet e drejtpërdrejta drejt qytetit Kayseri (në Turqi), i cili ndodhet në kryqëzim të Rrugës historike të Mëndafshit.

Yeni Şafak” – Hap dyert për vizitorët ‘porta e ferrit’ në Pamukkale

Plutoniumi (Porta e Plutonit ose e njohur ndryshe si porta e ferrit), i zbuluar 5 vite më parë gjatë gërmimeve arkeologjike në qytetin antik Hierapolis, i cili bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), planifikohet të jetë gati për vizitorët në shtator pas përfundimit të punimeve restauruese.

Star” – Protestë në Gjermani ‘Unë jam Özil’

Me pjesëmarrjen e qindra vetëve në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë u organizua një manifestim në mbështetje të futbollistit gjerman me orgjinë turke, Mesut Özil, i cili u nda nga kombëtarja gjermane për shkak të sulmeve raciste dhe diskriminuese.



Lajme të ngjashme