Shtypi turk 26.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 26 korrik 2018:

Shtypi turk 26.07.2018

“Yeni Şafak”: Përgjigje e qartë e Erdoganit për sanksionet ndaj Iranit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), përpara vizitës në Afrikën e Jugut, ku zhvillohet Samiti i BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), ku merr pjesë si “Kryetari i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam), në aeroportin Esenboa (Esenboğa) të Kryeqytetit Ankara, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Duke vlerësuar hapat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, Erdoan tha: “Irani është, edhe fqinji i Turqisë, edhe partneri strategjik”.

“Sabah”: Ne jemi bashkëbiseduesit e investitorëve të mëdhenj

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se Turqia do të vrapojë drejt objektivave të saj dhe shtoi: “Ne po hapim zyra të posaçme, bashkëbiseduesi i drejtpërdrejtë i investitorëve të mëdhenj tashmë do të jetë presidenca”.   

“Vatan”: Lufta e tregtisë pasqyrohet pozitivisht tek ekonomia turke

Në deklaratën e bërë nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive, Fitch Ratings bëhet e ditur se ndikimi sa vjen edhe më shumë i luftës tregtare ndërmjet ShBA dhe Kinës mund të ketë një efekt pozitiv mbi rritjen ekonomike të Turqisë prej 0,1% pikë në 2019-të dhe 0,2% pikë në vitin 2020-të.

“Star”: TÜPRAŞ do të hapë zyrë në Londër

Shoqëria Anonime e Rafinerive të Naftës së Turqisë (TÜPRAŞ), do të hapë një zyrë në Londër, Kryeqytetin e Anglisë me qëllim që të ndihmojë operacionet e importit dhe eksportit, si dhe për të fituar vlerë shtesë në zinxhirin e furnizimit dhe shitjes.

“Vatan: Punësimi në turizëm arriti mbi 1 milionë

Shifra e punësimi në sektorin e turizmit në Turqi për vitin 2018-të arriti në mbi 1 milionë. Numri i personave të punësuar, që në krahasim me vitin 2017-të u rrit me 17,5% arriti në 1 milionë e 83 mijë e 695.  



Lajme të ngjashme