Shtypi turk 25.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 25 korrik 2018:

Shtypi turk 25.07.2018

“Sabah”: Presidenti Erdogan reagon ashpër ndaj vendimit skandaloz të Izraelit

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të AK Partisë kritikoi ashpër ligjin e shtetkombit të Izraelit. Gazeta citon Presidentin Erdogan të ketë thënë: “Ky ligj tregon pa asnjë dyshim se Izraeli është shteti më sionist, më fashist dhe më racist në botë. Pas këtij rregullimi ligjor Izraeli nuk ka të drejtë për të flasë për sionizëm, fashizëm dhe racizëm”.

“Star”: Erdogan i telefonoi Kryeministrit grek Cipras

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i telefonoi Kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras në lidhje me zjarret që ranë në afërsi të kryeqytetit Athinë me çrast kanë humbur jetën një numër i madh i njerëzve. Erdogan i përcolli Ciprasit gatishmërinë e Turqisë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve.

“Yeni Safak”: Bashkëpunimi me Azerbajxhanin forcohet çdoherë e më shumë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ndodhet në Azerbajxhan për kontakte zyrtare. Gjatë takimit të tij me Kryeministrin, Novruz Memedov, ministri Çavusoglu bëri të ditur se “Turqia e forcon bashkëpunimin me Azerbajxhanin çdoherë e më shumë. Edhe diasporat tona i bashkuan forcat e tyre jashtë vendit dhe ky është një zhvillim i rëndësishëm”.

“Hurriyet”: Lanë Spanjën dhe u dyndën drejtë Turqisë

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Antalyas (ATSO), Davut Çetin bëri të ditur se në majën e sezonit turistik Antalya shënon rritje me 20 për qind në bazë mujore, ndërsa në bazë vjetore me rreth 30 për qind. Gazeta citon Davut Çetin të ketë thënë se “Gjatë kësaj sezone në Spanjë është ulur numri i turistëve gjermanë dhe anglezë, sepse ata u dyndën drejtë Turqisë”.

“Vatan”: Është thyer rekordi i të gjitha kohërave

Aeroporti i dytë ndërkombëtar i Stambollit “Sabiha Gokçen”, i cili njëkohësisht është aeroporti i dytë në Turqi për nga trafiku i pasagjerëve, kaloi shifrën e 120 mijë pasagjerëve në ditë dhe kështu theu rekordin e të gjitha kohërave.         



Lajme të ngjashme