Shtypi turk 24.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 24 korrik 2018:

Shtypi turk 24.07.2018

Haber Türk” – Albayrak: Do të nisim një diplomaci ekonomike shumëdimensionale

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) tha se synojnë një rritje ekonomike të qëndrueshme, të shëndetshme dhe me këmbë në tokë. “Nuk do të grindemi me tregjet. Do të përparojmë duke i qëndruar besnik parimit “fito-fito” (win-win)”,- u shpreh Allbajrak, duke shtuar se kanë nisur një diplomaci ekonomike shumëdimensionale. “Nuk do të mbetemi asnjëherë prapa tregut”, tha ai.

Star” – Filluan në stere punimet për gazsjellësin “Rrjedha Turke”

Të dielën nisën punimet për hapjen e kanaleve pranë bregut në qytetin veriperëndimor të Turqisë, Këjëkëj (Kıyıköy) për shtrimin e tubave të gazsjellësit “Rrjedha Turke”, i cili gazin rus do ta sjellë në Turqi dhe prej këtu do ta çojë në Evropë.

Star” – Është rritur me 34% numri i turistëve që kanë ardhur në Antalya me rrugë ajrore

Numri i turistëve që kanë ardhur në 6 muajt e parë të vitit në kryeqytetin e turizmit turk, Antalya, është rritur me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 dhe ka arritur në 6 milionë e 199 mijë e 361.

Sabah” – Përballet me dyndjen e turistëve vendas dhe të huaj

Plazhet 30 km të gjata në qytezën turistike Akçakoxha (Akçakoca) në prefekturën Dyzxhe (Düzce), e njohur ndryshe edhe si perla e Detit të Zi, janë mbushur plot e përplot këtë sezon. Turistët vendas dhe të huaj janë dyndur drejt plazheve me bukuri unike.

Yeni Şafak” – Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se e respekton vendimin e futbollistit me orgjinë turke, Mesut Ëzil (Özil), pas vendimit të këtij të fundit për të lënë kombëtaren gjermane.



Lajme të ngjashme