Shtypi turk 23.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 23 korrik 2018:

Shtypi turk 23.07.2018

“Sabah”: Ministri Albayrak samitin e G-20-ës e cilësoi si historik

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, bëri të ditur se samiti i grupit G-20, që u mbajt në Argjentinë, ishte mjaftë i frytshëm. Gazeta citon ministrin Albayrak të ketë thënë se: “Me të vërtet ky ishte një samit i mbajtur në një periudhë kur tregtia globale kalon nëpër sfida të vështira, ndërsa nga aspekti i Turqisë me fillimin e epokës së re ai ka qenë një samit historik dhe kritik që në vete përmbante edhe diplomaci të ngjeshur ekonomike”.

“Vatan”: Mos e ndëshkoni Turqinë me F-35

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis paralajmëroi Kongresin që të mos e ndëshkojnë Turqinë për shkak të planeve për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia dhe të mos e përjashtojnë nga programi për prodhimin dhe shitjen e avionëve luftarak të gjeneratës së re të tipit F-35.

“Star”: Përshpejtohen politikat afatmesme dhe afatgjata të teknologjisë kombëtare

Transformimi teknologjik që jetohet me industrinë e mbrojtjes do të shndërrohet në politika afatmesme dhe afatgjata të “teknologjisë kombëtare”. Objektivi i Turqisë gjatë periudhës së re është që me marka globale dhe prestigjioze dhe me prodhimin e teknologjisë së avancuar të bëhet prijëse në inteligjencën artificiale, të bëhet lider në teknologji inteligjente dhe një qendër e prodhimit të njohurive.

“Yeni Safak”: Rritet interesimi i turistëve gjermanë për Turqinë

Kreu i Unionit të Agjencive të Udhëtimit të Gjermanisë, Norbert Fiebig në një deklaratë të bërë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thënë se situata komerciale e agjencive gjermane të udhëtimit për këtë vit është e mirë ndërsa tërhoqi vëmendjen në rritjen e prenotimeve për udhëtime drejt Turqisë, ishujve grek, Bullgari dhe Egjipt. Norbert Fiebig bëri të ditur se është shtuar edhe interesimi i turistëve gjermanë për t’i kaluar pushimet në Turqi.

“Hurriyet”: Shigjetari Mete Gazoz fitues i medaljes së artë

Në garat e etapës së katërt të Kupës Botërore në Shigjetari që organizohet në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, në kategorinë e harkut klasik për meshkuj, pjesëtari i kombëtare turke Mete Gazoz fitoi medaljen e artë.  



Lajme të ngjashme