Shtypi turk 19.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 19 korrik 2018:

Shtypi turk 19.07.2018

“HaberTürk”: Përfundon Gjendja e Jashtëzakonshme

Pas tentativës së dështuar për grusht shteti të organizatës terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik, Gjenda e Jashtëzakonshme (OHAL), e shpallur në 21 korrik 2016-të përfundoi sot më orën 01.00 pasi ishte zgjatur 7 herë me periudha tre mujore.

“Star”: Në periudhën e re të fushës së energjisë do të ketë 3 përparësi

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez tha: “Në periudhën e re kemi përcaktuar 3 përparësi. Këto janë vazhdimësia financiare, vazhdimësia politike dhe pjesëmarrja”.

“Sabah”: Turqia do të themelojë bursën e energjisë së gazit natyror

Turqia, e cila është kthyer në pozicionin e një vendi që “përcakton lojën” në sektorin energjetik, përfundoi punimet për themelimin e bursës së energjisë së gazit natyror. Me këtë hap Turqia do të bëhet qendra e tregtisë së gazit natyror dhe do të luajë një rol efektiv në përcaktimin e çmimit të kësaj lloj energjie.

“Star”: Deklarata e gjigandit të tregtisë elektronike për Turqinë

Michael Evans, presidenti i kompanisë tregtare kineze të shitjeve online dhe mobile, Alibaba.com, që ka blerë kompaninë turke të tregtisë elektronike, Trendyol tha se do të vazhdojnë investimet në Turqi.

“Hürriyet: Vajzat e Munzurit në ujërat e Italisë

Lumi Munzur në rrethin Tunxheli (Tunceli) është edhe një nga pistat më të mira për rafting në Turqi edhe zotëron standardet ndërkombëtare. Në muajin shkurt u krijua skuadra e rafting-it për të promovuar Thunxhelinë dhe për të zhvilluar këtë lloj sporti. Skuadra në fjalë u zgjodh skuadra kombëtare që do të përfaqësojë Turqinë në Kampionatin Botëror të Rafting, që do të zhvillohet gjatë datave 20-25 korrik.    



Lajme të ngjashme