Shtypi turk 17.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e martë, 17 korrik 2018:

Shtypi turk 17.07.2018

“Yeni Şafak” – Samiti i Menbixhit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka realizuar të hënën një bisedë telefonike me kreun e shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, përpara takimit me lideri rus, Vladimir Putin. Në këtë bisedë telefonike janë shqyrtuar çështje kritike si implementimi i udhërrëfyesit të përbashkët për Menbixhin dhe zgjidhja e krizës siriane. Dy liderët kanë theksuar gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të mëtejmë të bashkëpunimit turko-amerikan.

Hürriyet” –Kupa e Botës, doping për eksportet e fruta-perimeve

Eksportet turke të fruta-perimeve në shkallë vendi për periudhën janar-qershor 2018, krahasuar me të njëjtin hark kohor të një viti më parë, janë rritur me 16% në bazë sasiore duke arritur në 2 milionë e 63 mijë tonë, kurse në bazë vlere janë rritur me 23% duke arritur në 1 miliardë e 175 milionë e 565 mijë dollarë. Siç bën të ditur Shoqata e Eksportuesve Uludag (UIB), me seli në qytetin Bursa të Turqisë, rritje e konsiderueshme e eksporteve të këtyre produkteve gjatë periudhës në fjalë është regjistruar veçanërisht në Rusi, vendi organizator i Kampionatit Botëror të Futbollit - FIFA 2018.

Sabah” – Manovër gjigande e teknologjisë kombëtare: Avioni luftarak pa pilot më 2023-shin!

Turqia po shumëfishon dhe përshpejton çdo ditë e më tepër hapat në lidhje me armët vendore e kombëtare. Një tjetër lajm i mirë ka ardhur edhe nga Selçuk Bayraktar, drejtor teknik i kompanisë “Baykar”, prodhuese e dronëve të armatosur dhe të paarmatosur tashmë në inventarin e Forcave të Armatosura të Turqisë. “Epoka e avionit luftarak klasik është mbyllur, ndaj edhe ne i jemi përveshur punës për projektin e avionit luftarak pa pilot, i cili do të jetë në qiell më 2023-shin”, ka njoftuar ai.

Haber Türk” – Zhvillohet mjeti detar i telekomanduar vendor

Sipërmarrësi turk nga Izmiri, Mehmet Salih Arikok, ka zhvilluar me kapacitete dhe mundësi plotësisht vendore një “mjet detar pa pilot” autonom dhe të telekomanduar. I pagëzuar me emrin “Kaşif” (Eksploruesi), ky mjet detar është projektuar në mënyrë që të ketë aftësi për t’u përdorur jo vetëm në aksionet e kërkim-shpëtimit apo sondazhet minerare, por edhe në misione ushtarake, në varësi të qëllimit të sensorëve që do të instalohet në të. “Kaşif” mund të transformohet lehtësisht edhe në një mjet detar luftarak pa pilot.

“Star” – Ballkani kaplohet nga atmosfera e muzikës turke

Orkestra Rinore e Dhomës së Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TUKRSOY), ku janë mbledhur muzikantë të rinj nga vende të ndryshme të botës turke, fillon sot turneun e dytë me rastin e 25-vjetorit të themelimit të TURKSOY-it për të dhënë një sërë koncertesh me muzikë klasike turke në Ballkan.



Lajme të ngjashme