Shtypi turk 13.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 13 korrik 2018:

Shtypi turk 13.07.2018

“Sabah”: Trump Erdoanit: Njeriu fitues

Të gjendur në Bruksel, Kryeqytetin e Belgjikës për Samitin e NATO-s, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke i dhënë dorën Presidentit, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Ja njeriu fitues” dhe shtoi: “Njeriu me të cilin merrem vesh më mirë dhe më lehtë. E dua atë...”.

“Star”: Kryeparlamentari i parë i Periudhës së re

Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), që kaloi në histori si kryeministri i fundit i Turqisë, me 335 vota u zgjodh Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) i periudhës së re.  

“Vatan”: Flotë gjigande për transportin e ngarkesave

Linjat Ajrore Turke (THY), që zotërojnë një nga flotat më të mëdha ajrore në botë me 324 avionë pasagjerësh, do të jenë gjigande edhe në transportin e mallrave. Në Turkish Cargo, deri në fund të këtij viti, do të shtohen edh 3 avionë të tjerë transporti të mallrave. Numri i këtyre avionëve do të arrijë në 22.

“Hürriyet”: Gjermanët nuk heqin dot dorë nga Izmiri

Sipas raportit të turizmit për gjysmën e parë të vitit 2018-të, në bazë të tre viteve të fundit është jetuar një rritje e numrit të turistëve që shkojnë në Izmir. Ata që vizitojnë më shumë Izmirin, ashtu siç ka qenë edhe vitet e tjera, janë gjermanët. Këtë vit, gjatë muajve Janar-Maj, 76 mijë e 415 gjermanë, vizituan vendet historike dhe turistike të Izmirit.

“Yeni Şafak”: Zbulimi i shkencëtarëve turq që do të shkurtojë kohën e përcaktimit të sëmundjeve gjenetike

Mësimdhënësi i Katedrës së Mjekësisë Gjenetike në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Egje (Ege), Doç. Dr. Hüseyin Onay përgatiti një sistem vendor, të shpejtë dhe të lirë për skanimet gjenetike tek të porsalindurit.  Me sistemin, që përbëhet nga pajisja e testit dhe softuerit të përgatitur me mundësi vendore dhe kombëtare, do të sigurohet përhapja e përcaktimit të sëmundjeve gjenetike tek të porsalindurit, me qëllim kurimin e shumë sëmundjeve që mund të rezultojnë me vdekje.   



Lajme të ngjashme