Shtypi turk 12.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e enjte, 12 korrik 2018:

Shtypi turk 12.07.2018

“Star”: Samiti i Turqisë së re në NATO

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), ishte në qendër të vëmendjes në Bruksel, Kryeqytetin e Belgjikës, ku merr pjesë në Samitin e NATO-s. Kurse në komunikatën përfundimtare të mbledhjes historike u theksua solidariteti ndërkombëtar në luftën kundër terrorit.    

“Yeni Şafak”: Mesazh i qartë në Samitin e NATO-s: Të mos diskutohet

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i dha mesazh të qartë liderëve perëndimorë në Bruksel, ku gjendet për Samitin e NATO-s. Ai vlerësoi pretendimet se “Turqia po largohet nga NATO” në lidhje me blerjen e raketave S-400 nga Rusia dhe tha: “Turqia nuk distancohet nga NATO. Nëse aleatët tanë në NATO do të siguronin nevojat tona, ne do ti blinim raketat prej tyre. Deri në fund të vitit do të vijë bateria e parë nga Rusia. Si rrjedhojë tashmë nuk është më e nevojshme që kjo të diskutohet”.  

“Vatan”: Nusja naziste merr burgim të përjetshëm

Anëtarja e vetme në jetë e organizatës NSU, Beate Zchape që gjatë viteve 2000-2007 në Gjermani vrau 8 turq, 1 grek dhe një police gjermane, u dënua me burgim të përjetshëm. Edhe Ministria e Jashtme e Turqisë bëri të ditur se ata që përdorën NSU-në nuk kanë dalë as para drejtësisë. Nuk është nxjerrë në shesh lidhja e shtetit të errët me organizatën në fjalë.

“Hürriyet”: Maja e rritjes së prodhimit të vajit të ullirit i përket Turqisë

Ndërkohë që prodhimi global i vajit të ullirit u tkurr gjatë viteve 2016-2017, Turqia ishte vendi me rritjen më të madhe në bazë të sasisë së prodhimit. Turqia rriti me 58 mijë ton prodhimin e vajit të ullirit duke e çuar atë në 208 mijë ton. Kështu që Turqia u radhit e dyta në botë në prodhimin e vajit të ullirit.   

“Sabah”: Nick Cave dha koncert në Stamboll

Muzikanti i muzikës rock, autori australian i këngëve, librave dhe skenarëve, Nick Cave, pas 17 vjetësh u takua përsëri me fansat e tij në Stamboll. Muzikëdashësit treguan një interes të madh për artistin që doli në skenë me grupin “The Bad Seed” në kuadër të “Festivalit të 25-të të Xhazit në Stamboll”.  



Lajme të ngjashme