Shtypi turk 11.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 11 korrik 2018:

Shtypi turk 11.07.2018

“Sabah” – Erdogani realizoi në Azerbajxhan vizitën e parë jashtë shtetit pas rizgjedhjes president

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi në Azerbajxhan vizitën e tij të parë jashtë shteti pas ceremonisë së betimit. Erdogani dhe homologu i tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, dolën përpara kamerave në një konferencë të përbashkët shtypi në fund të bisedimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve. Dy liderët theksuan rëndësinë e marrëdhënieve vëllazërore turko-azerbajxhanase dhe transmetuan mesazhe miqësie.

“Hürriyet” – Erdogan: Qiproja, kauzë kombëtare e jona

Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) ishte stacioni i radhës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan pas vizitës në Azerbajxhan. Erdogani dhe homologu i tij turkoqipriot, Mustafa Akinci, organizuan një konferencë të përbashkët për media pas takimi kokë më kokë mes tyre. “Qiproja është kauzë kombëtare e jona. Ndërsa synimi ynë është gjetja e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Qipro. Turqia s’do të lejojë kurrë që populli turkoqipriot të viktimizohet nga pazgjidhshmëria dhe të bëhet komunitet pakicë në një shtet grekoqipriot”, deklaroi ai.

“Star” – Turqia mirëpret normalizimin e marrëdhënieve Etiopi-Eritre

Ministria turke e Punëve të Jashtme njoftoi përmes një komunikate të shkruar se ka mirëpritur dhe përshëndetur deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga Etiopia dhe Eritrea, dy shtete fqinje të cilat po negociojnë për vendosjen e paqes dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Star” – Helikopterët “ATAK”, demonstrime ajrore në Samitin e NATO-s

Samiti i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, i cili zhvillohet më 11-12 korrik në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, filloi me demonstrime ajrore të 20 helikopterëve ushtarakë, përfshi këtu edhe disa turq të llojit “ATAK”.

“Vatan” – Rritet në bazë vjetore numri total i pasagjerëve të THY-së

Zyra për Shtyp e Linjave Ajrore Turke (THY) bëri me dije një ditë më parë se numri i përgjithshëm i pasagjerëve të saj në muajin qershor ka shënuar një rritje me 10,6% në bazë vjetore duke arritur në 6,3 milionë.



Lajme të ngjashme