Shtypi turk 10.07.2018

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga shtypi turk për sot, e martë, 10 korrik 2018:

Shtypi turk 10.07.2018

Sabah” – Erdogan: Me sistemin e ri, do të bëjmë me krahë republikën tonë 95-vjeçare

“I premtoj kombit tonë se do të bëjmë me krahë republikën tonë 95-vjeçare me një qasje të re administrative. Po nisim një rrugëtim të ri për Parlament të fuqishëm, qeveri të fuqishme, Turqi të fuqishme, duke përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë shans që na dha kombi ynë”, deklaroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan para se të prezantonte kabinetin e ri qeverisës të vendit.

Vatan” – Dhuratë domethënëse për të pranishmit në ceremoni

Pjesëmarrësve në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe kalimit zyrtarisht në sistemin e ri të Turqisë, organizuar të hënën në Komleksin Presidencial në Ankara, iu dhurua një prerje speciale e monedhës me vlerë 1 lirë turke, e cila simbolizon domethënien e 9 korrikut historik për Turqinë. Mbi këto monedha speciale me fotografinë e Kompleksit Presidencial, gjendet po ashtu data e ceremonisë dhe nënshkrimi i kreut të shtetit turk.

Yeni Şafak” – Të na shpëtojë Turqia

Organizata separatiste terroriste, PKK, nuk është tërhequr ende nga Menbixhi i pushtuar prej saj pavarësisht marrëveshjes ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Banorët e Menbixhit po kërkojnë çdo ditë e më shumë një ndërhyrje ushtarake të Turqisë për çlirimin e qytetit nga pushtimi i terroristëve.

Star” – Eksporti i makinerive nga Turqia rritet në 8,3 miliardë dollarë

Eksporti i makinerive nga Turqia në gjysmën e parë të këtij viti është rritur me 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017-s duke kapur vlerën e 8,3 miliardë dollarëve.

Yeni Şafak” – Jahti 200 milionë dollarësh ankorohet në Marmaris

Megajahti “Faith”, i cili është ankoruar në nënprefekturën Marmaris të rrethit Mugla në Turqi, ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithë pushuesve të zonës. Ky jaht 97 m i gjatë, me vlerë rreth 200 milionë dollarë, u ankorua në skelën e madhe të Portit “Cruise” duke qenë se përmasat e tij ishin të patolerueshme për marinat e tjera në brigjet e Marmarisit.



Lajme të ngjashme